• |
ide | kryesore

Vangjush Dako ia kalon përgjegjësinë vartësve: S’kam shkelur procedurat, gjithçka ka qenë në dorë të specialistëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dako



“Nuk kam shkelur ligjin”. Kështu mësohet të ketë deklaruar ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako sot në gjykatë, teksa po përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe të falsifikimit të dokumenteve. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e Dakos, i cili ka mohuar akuzat, ndërsa sot GJKKO do të caktojë ndaj tij masën e sigurisë.

Përpara gjykatës ai ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk ka pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve. Sipas Dakos kjo procedurë Prokurimi Publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurimit për këtë tender.

Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie. Avokati i tij mbrojtës, Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për t’u paraqitur, apo edhe garanci pasurore. Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.



5 Comments

  1. Keta te spakut po tallin bythen me ne me keto akuza tashme te dale boje . Po nese denohet me keto akuza pse nuk e denoni lalikurven per baterdine qe ka bere ne mes te tiranes? pse jane lejuar 7 kare tek syri? Po pallati 8kt qe ishte pa leje fare dhe se balluku nuk e kuptonte dot misterin sesi ishte ngritur? Ky palaçua i durrsit duhet te denohet me ergastolo dhe jo te akuzohet me gomarlliqe pallatesh qe ne fund te fundit jane kompetence e specialisteve dhe jo e kryetareve.

  2. o gjush do hash burg , me qto qe ke bo ti ky osh burg kot, por, burgu si per gjera kot kot si gjera plot , prape burg eshte. por ama ti e ben per partine , per shokun edver ridhjer.

    je rob varikarin, tu pas nji hale me leke beheni lecke kembesh e rames, shih dulaket, pastrim lekesh pa fund asiher su bon lecke e rames perkundrazi rama punpon per dulaket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *