• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ku po shkon në këmbë, në mes të shiut Albin Kurti

-Instant, Arkiva, Syri i Lapsit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është filmuar këtë te enjte teksa ecte rrugëve të Prishtinës në një moment kur po binte një shi i rrëmbyer. Nuk dihet se për ku ishte nisur Kurti dhe pse kishte vendosur të ecte ne këmbë, për më tepër në shi.

Mediat e Kosovës që kanë publikuar pamjet nuk japin më shumë detaje.

Ditët e fundit kryeministri i Kosovës po përballet me një presion të fortë nga komuniteti ndërkombëtar për çështjen e veriut të Kosovës. Kreu i ekzekutivit këmbëngul se me SHBA dhe BE ka raporte shumë të mira, por me emisarët e tyre përballet me sfida. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *