• |
ide | kryesore

Alqi Bllako ndan qelinë me Vangjush Dakon

Lajme, Të fundit



Një ditë pas transferimit të tij në ambientet e paraburgimit të qytetit të Durrës, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do të ndajë të njëjtin vend me Alqi Bllakon, ish-deputetin socialist të vënë në pranga për aferën e inceneratorëve.

Si Bllako, ashtu dhe ish-ministri Lefter Koka, pas konfirmimit të masës së tyre të sigurisë janë në pritje të dënimit përfundimat më ambientet e paraburgimit të Durrësit.

GJKKO konfirmoi dje masën e sigurisë arrest me burg për Dakon, pavarësisht kërkesës së mbrojtjes së tij për një masë sigurie më të butë, kundrejt garancisë pasurore.
Dako i mohoi dje akuzat për shpërdorim detyre, duke pretenduar se në anën shkresore ai nuk ka pasur rol, dhe se kjo ka qenë kompetencë e vartësve të tij.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit për 3 mandate, nga viti 2007 deri në vitin 2019, u vetëdorëzua në ambientet.



2 Comments

  1. Hajt se se shpejti mud te vijne Rama,Berisha dhe Meta. Dhe formoni nje grup parlamentar me emer grupi HAJDUTI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *