• |
ide | kryesore

Ambasadori mbështetës i Vuçiç: SHBA dëshiron një marrëdhënie më të mirë dhe të thellë me Serbinë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
Ambasadori mbështetës i Vuçiç: SHBA dëshiron një marrëdhënie më të mirë dhe të thellë me Serbinë



Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se SHBA dëshiron një marrëdhënie më të mirë dhe më të thellë me Serbinë.

Deklaratën, Hill e dha këtë të premte teksa mbajti fjalën e tij në një akvititet të organizuar nga Dhoma e Tregtisë në Serbi.

“Unë besoj se Serbia tani po merr vendime të mira dhe po shkon në drejtimin e duhur. Sigurisht që do të ketë ende vështirësi, por SHBA e sheh Serbinë si një partner të mirë me të cilin mund të punojë dhe me të cilin do të jetë më afër në të ardhmen”, theksoi ai.

Sipas Hill, nuk është sekret që SHBA e mbështet Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam këtu për të folur për të kaluarën dhe vështirësitë, por jam këtu për të thënë se, megjithëse vendet tona i ndan një oqean, ne nuk jemi të ndarë. Një pjesë thelbësore e rolit amerikan këtu është të mbështesë Serbinë në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në BE. Është thelbësore që Serbia dhe BE-ja të punojnë së bashku, domethënë që Serbia të anëtarësohet në Union”, nënvizoi diplomati amerikan.



8 Comments

  1. Or koqe,prap po i kerkon falje serbeve per bombardimet?
    Administrate dhelper e qelbur Amerikane ne Europe.
    Sa shpejt u harruan te vraret,te zhdukurit,te perdhunuarat nga serbet?
    Pra kesaj i thone:”Une te shpetova nga serbet,tashti do t’vish te m’a lepijsh bythen “
    Kristofer bolja,ju bombarduat serbine jo per Kosoven,por per te rikthy reputacionin e dhjere,duke u damkose si e pa zoja per te qene shembull i ruajtjes te paqes me Bote.
    Mbasi e pshurret me Srebrenicen.
    LEGEN TI EDHE MATUF BIDEA.

    1. Ki gomari po bën çfarë I thonë ata që kanë marrë paratë e lobimit por, qeveria e Biden nuk po e kupton që serbet nuk do jenë kurrë miq të SHBA, kështu ata vetem po humbin shqiptaret

  2. Ambasadori po e verteton cdo dite e me shume qe eshte ne listen e atyre qe serbet i blene. Grenell, Palmer,Escobar etj. O Kristofer Kolombi i ri qe zbulove se serbet i paske aleate, e dime te tre palet, si ju, si ne ,si ata klyshet e ruseve qe kjo qe thua ti eshte hipokrizi,dhe aspak e vertete,e pune tjeter qe po e shfrytezoni te dy palet kete “rregullim mardheniesh” per interesa shteterore,Ju per t’i heq ata nga ruset,dhe ata per ta rrit pazarin e me shprese se do u fuqizohet Zajednica (se per ndarje as mos te enderrojne). Kur i bete aleate serbet?Atehere pse u nda Jugosllavia, se llogjikisht aleatet nuk copetohen?Dhe tregoju atyre, pse do vazhdoje ndarja e metutjeshme Serbise (pasi njehere te ndahet nga Rusia).Thuaja pra, se do genjejne veten ata qe kur te ndahen nga ruset do shpetojne, dhe nuk e dine se ne cfare kurthi po bien. Por ne anen tjeter mashtrimi qe do u bejne amerikaneve serbet, eshte spektakolar. Pa asnje dyshim, (me marreveshje te fshehur me vete ruset) do u vendosin disa sanksione sa per sy e faqe),e ruset do i mirekuptojne,se skane as leverdi te humbin aleatine fundit ne EU, por pro-rusizmi, dhe anti-amerikanizmi nuk do hiqet kurre nga zemra e 98% te serbeve. Po si do behen pro amerikane serbet, kur tani, ndryshe nga nje vit me pare, ke edhe mbi 200 000 ruse te tjere(deri tani) te zbritur ne serbi, e qe do shumefishohen deri ne fund te luftes. Shumcia prej tyre burra te rinje, ne moshe martese,pra qe do perzihen ,martohen e shtojne edhe me shume rracen e tyre te perbashket serbo-ruse,e vellazerimin me njeri tjetrin . E pafalshme qe disa diplomate si ky dhe Escobari,po zbehin mardheniet tona,e po i bejne presion atij qe po e konsiderojne se e kane te sigurte ne xhep. Nejse,ne te shmangim gabimet tona, qe te ruajme energjitne dhe forcat per betejen me te madhe,ate per Zajednicen,se te blere ,te shitur e te shantazhuar do kete gjithmone (si nga politikanet tane, si nga e diplonmatet te huaj )

    1. Kane dhene dhe shqiptaret pare sa te duash, prandaj ndodhen ato qe ndodhen(clirimi & pavaresimi i Kosoves, hyrja ne NATO e Shqiperise etj), por tani miqte kryesore qe kishim dikur nuk i kemi me. Bob Dole, McCain, Engel( i plakur). Lobi shqiptar eshe i percare, nje pjese e ka harxhu energjine duke lobu per ta nxjerr nga burgu Thacin, te tjere per t’u siguru ndonje foto ndonje politikani, lobistet kryesore tanet jane plakur, perfhi Dioguardin por qe prape luftojne nate e dite. Ama egersia, fashizmi dhe propaganda (pervec se pare e madhe) e lobit serb, kesaj radhe po del te jete vendimtare.

  3. Ore këta shofin si të marin noi lek se për paqe si ke.Dhe kur luftojnë shohin interesat e tyre.E kur ndërhyjnë për të ndaluar konflikte e bënin kur shikonin se po humbnin reputacion nga krimet e shumta e humbje të jetëve njerëzore civile.

  4. Amerikanet hyne ne Kosove Pasi bllokuan Turqine dhe Shqiperine qe mos nderhynte. Amerikanet qellimisht e bene luften civilet ne 1997 qe Shqiperia te ishte e dobet.Amerikanet donin baza ushtarake dhe te rrjepin pasurite natyrore te Kosoves. Enver Hoxha e ka pershkruar miqesine e thelle Midis AngloAmerikaneve dhe Grekeve bashke me Jugosllavet. Librin titullohej RREZIKU ANGLO AMERIKAN PER SHQIPERINE
    Keshtu eshte kur ju beson te huajve dhe sidomos AngloAmerikaneve duke harruar Historine se cfare na kane bere te huajt nder Mijra vite. Keshtu eshte kur rri kafeve dhe pret te te cliroi tjetrin. Te paret tane Ishim trima te eger dhe I dolen Zoti vendit te vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *