• |
ide | kryesore

Arabia ndryshon merkaton e futbollit: CR7 në fron, Benzema e Messi e ndjekin

-Instant, F1, Sport
CR7



Shifrat e çmendura në futboll tani nuk përbëjnë më habi. 200 milionë në sezon për CR7, 100 për Benzema, Messi refuzon 400 në vit. E pra deri një verë më parë, asnjë nga këto nuk mendohej, por Arabia Saudite e ka ndryshuar tashmë merkaton e futbollit me zhurmë parash.

Po kush është sot, në këtë gjeografi të re botërore të futbollit, më i paguari? Froni i përket portugezit Cristiano Ronaldo. Në Arabinë Saudite 200 milionë në dy vjet e gjysmë, të cilat falë sponsorizimeve (përfshirë rolin e ambasadorit për kandidaturën e Arabisë Saudite për Botërorin 2030) bëhen 400 milionë euro në dy sezone. Së fundmi i është bashkuar edhe miku i tij Benzema si edhe Kante, ndërsa Messi ka zgjedhur SHBA-në. Pra, le të shohim se cilët janë bosët e rinj të futbollit…

Lexo më tej: E bujshme, Benzema largohet nga Real Madrid: për 100 milionë euro në vit do të sfidojë CR7 në Arabi

FUTBOLLISTËT MË TË PAGUAR

CR7 – 200 milionë euro në vit
Benzema – 100 milionë euro
Kanté – 50 milionë euro
Messi – (shifrat nuk janë ende të ditura, te Psg 41 milionë)
Mbappé – 50 milionë (me rritje) plus bonusi për firmën prej 180
Haaland – 45 milionë euro
Salah – 35 milionë euro
Neymar – 30 milionë euro
Iniesta – 28 milionë euro
De Bruyne – 21 milionë euro



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *