• |
ide | kryesore

BE flet për draftin e Asocacionit të propozuar nga Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
peter stanon, be, asocacion, rama, propozim



Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, i është përgjigjur interesimit të Euronews Albania në lidhje me dhënien e informacioneve mbi draft-statutin e propozuar nga kryeministri Rama për formimin e Asocacionit në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës.

Në përgjigjen dërguar Euronews, Stano, theksoi se çdo propozim dhe konribut konstruktiv është i mirëseardhur, në lidhje me lëhtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Stano zgjedh të mos japë detaje mbi përmbajtjen e draft-statutit të propozuar, por nënvizoi se diskutimi dhe hartimi i statutit të Asociacionit mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ai shtoi se shpreson që BE-ja të mirëpresë sa më parë seancën për hartimin e Asocacionit, ftesa për të cilë iu dërgua palëve për në datën 5 qershor, por që u shty për shkak të zhvillimeve në Veri.

“Çdo kontribut konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të të cilit po diskutohet Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, është i mirëseardhur.

Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e rajonit dhe të vendeve anëtare të BE-së.

Siç është thënë dhe më herët, diskutimi dhe hartimi i Statutit të Asociacionit mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Një ftesë për seancën e parë hartuese të Asocacionit në nivel ekspertësh iu dërgua të dyja palëve më 5 qershor.

Takimi nuk ka mundur të zhvillohet për shkak të përshkallëzimit në terren.

Në vend të kësaj, Lajčák udhëtoi për në Prishtinë dhe Beograd.

BE-ja si Lehtësues i dialogut është gati të presë së shpejti seancën e hartimit dhe është në kontakt me të dyja palët”, thuhet në përgjigjen e Peter Stanos./Euronews Albania



1 Comment

  1. me pak zgjuarsi shpetojm te gjith menyra kerkimi te drejtes kundershtimi padrejtesis permes bindjes si pranim domosdoshmerish dhe justifikim pergjegjsish dhe si funksion ne unitetin e zgjilljeve thotë:

    lehtesuesi me i mire per shqiptaret kthejuni te drejtat historike bashk me cdemtimet per demet e sjella dhe serbeve grekeve malazezeve maqedoneve grekerve mbylljuani gojen mbase ju jua hapet me dhenjen e trojeve shqiptare nese pyten shqiptaret ne unitet kerkojn te drejtat historike ashtu sic kerkoni ju te drejtat tuaja nese si pyesni kombin shqiptare qe eshte shumic anashkaloni dijeni se nje mallkim i mall historik eshte i ngritur lart ne qell kunder jush per gjithcka shqiptareve ju keni bere dhe behuni gati qe nje dit pacmangeshem te paguni cmimin e saj se e verteta haku nuk shembet as humbet me padrejtesi askush nuk ka triumfu as po triumfon dhe as qe do te triumfojn sepse keshtu eshte krijuar ju beni cte doni mbasi cfardo te beni nese mir e keni dobi per veten dhe nese keq kunder vetes keshtu eshte krijuar te funksionojn ju jeni shum te zgjuar dhe sduhet te bini ne pozicionin e te paditurit dhe shkatrroni veten pa nevoj duke u perpjekur te shkatrroni tjeret ju keshilloj ne te miren tuaj duajeni veten mos e shkatrroni ate pa nevoj behuni te drejt ktheni hakun largohuni nga padrejtesija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *