• |
ide | kryesore

Bleu vota në 14 maj, SPAK arreston një person në Kavajë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi arrestimin e një personi nga Kavaja që ka blerë vota në zgjedhjet e 14 majit. Nuk dihet ende se për kë parti ka blerë vota ky person.

“Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, janë krijuar dyshime se shtetasi Klodian Kapedani me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.58, datë 09.06.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur: Caktimi i masës së sigurimit “Arresti në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim K.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policise Tiranë kanë ekzekutuar në datën 09.06.2023 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj personit nën hetim të mësipërm. Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar” – thuhet në njoftimin e SPAK. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Mjafton të përmend se si dhe pse e adhurojnë Kurtin një pjesë e kosovarëve. Ata shkruajnë (pak vëmendje dhe durim, ju lutem): “Llajcak dhe Borrel jan të orkestruar që të punojn kundër interesave të Kosoves”, “kta dy njerez jane armiq te Kosoves”, “Kto jan Te Paguar Nga Serbia”, “kta dy jon mat kqi se shkiet”, “Nime me 3 shkije je tu bisedu o Albin. Allahu t forcoft”,Shpellkaret kosovare e shqiptare njelloj po e kthejn kosoven njelloj si salihu ne 1997 ku detyroje BE te sjelle 8 forca ushtarake te nato ne shqiperi,cetniku kosovar Albin Kurti ne gjurmet e salih karaxhic berisha.lapsi nuk e thote dot sepse eshte nje shpellkar i salihut me grupin BF

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *