• |
ide | kryesore

Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për Kurtin

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Prej ditësh është rikthyer në skenë një debat i përsëritur, ai se kokfortësia, dinjiteti i tepruar apo marrëzia e madhështisë së Albin Kurtit po e prish Kosovën me perëndimin. Dikush përmend gjëmën e afërt të sanksoneve, të tjerë burime të panjohura që flasin për “non grata”, ndërsa ndonjë i tretë flet për ndeshkime të tjera si anulimi i liberalizimit të vizave. 

Të gjitha këto goditje, që pretendohen se do ti vijnë Kosovës nga aleatët e saj, justifikohen me ngjarje të vogla, që s’të lejojnë të shohesh kurrë pikturën e madhe. 

Lexo me tej:

Veriu i Kosovës në flakë/ Cila është zgjidhja e perendimorëve? 

A duhet ta tërheqë qeveria policinë nga zonat me shumicë serbe në veri? A duhet që kryetarët shqiptarë të katër komunave ti drejtojnë punët nga shtëpia me zoom, pa guxuar të dalin në zyrë? A duhen ripërsëritur zgjedhjet e ripërsërituara në Zveçan, Liposevaq, Zubin Potok, Mitrovicën e Veriut? A duhet të publikojë Albin Kurti me urgjencë një draft që krijon asocacionin e komunave serbe?

Pra, si nga analistët dhe mediat pro qeveritare në Tiranë, po ashtu dhe nga kritikët e Vetëvendosjes në Prishtinë, lupa fokusohet mbi detaje, pa mundësuar kurrë rokjen e gjithë problemit. 

Pyetjet e mësipërme, që i dëgjojmë me një denduri ulëritëse, të gjitha ekzistojnë. Ato i ngrejnë ndërkombëtarët dhe i përjetojnë me alarm shqiptarët. Ato janë të vërtetat, madje dhe të duhurat. Por, ama, ato e humbasin krejt kuptimn e tyre, po nuk u shtruan në sfondin e përshtatshëm, atë se si zgjidhet në thelb të saj kriza mes Kosovës dhe Serbisë. 

CNN: Pse serbët sulmuan NATO-n në Kosovë (dhe si po përfiton Vuçiç) 

Pikërisht për këtë, në shkurt, të dy vendet pranuan një marëveshje që shtronte rugën e normalizimit. Detaje e saj u përcaktuan në paktin e dytë, në Ohër. Po ç’ ndodhi më pas, në tre muajt që vijuan.

Fillimisht u tha se marrëveshja s’ka pika prioritaire, ku njëra të ishte më e rëndësishme se tjetra, por rrugës kjo u ndryshua dhe krijimi i asocacionit u bë objektivi emergjent.

Fillimisht u tha se ngecja në njërën çështje nuk do bëhej pengesë për ecurinë e të tjerave, por tashmë gjithçka është përqëndruar vetëm tek krijimi i shoqatës së komunave me shumicë serbe.

Në tekstin e marëveshjes termi që përdoret për këtë është “vetmenaxhim i komunitetit serb” por, kur konkretisht, emisarët e Beogradit dorëzuan një draft, ai nënkuptonte autonomi për serbët. Aty nocionit të komunitetit i ishte mbivendosur ai i kontrollit të territorit.

(PAMJET) Ushtarët e NATO-s të plagosur, ç’ndodhi në përleshjet me serbët e Kosovës  

Në shkurt dhe fillim marsi u deklarua se palët e kishin pranuar marëveshjen, por sapo u kthye në Beograd, presidenti Aleksandar Vuçiç e mohoi këtë. Ndërkombëtarët bënë sikur nuk e vunë re, se shefi i shtetit serb kishte refuzuar të nënshkruante planin e normalizimit, ndonëse Albin Kurti u vetëofrua ta bënte një gjë të tillë.

Pra, kur gjithçka dukej në harmoni sipërfaqësore, Brukseli dhe Uashingtoni nuk nguronin ti përshëndesnin dy “liderët konstruktivë”. Por ama kur njëri prej tyre vendosi të bëhej dekonstruktiv, ata, për hir të “paqes”, e ftuan dhe tjetrin t’i bashkëngjitej kësaj loje.

Kjo filloi kur, me urdhër nga Beogradi, Lista sebska bojkotoi institucionet duke u tërhequr nga parlamenti, bashkitë, gjykatat dhe policia. Vakumi duhej mbushur dhe shteti i Kosovës shpalli zgjedhje të parakohëshme vendore. Në vijim të strategjisë së destruktivitetit serbët refuzuan të merrin pjesë. Prishtina lëshoi sërish. I shty prapë votimet, nga dhjetori në prill, deri sa komuniteti ndërkombëtar i dha viston: mbajini ato edhe pa serbët.

Mirëpo kur kryetarët e zgjedhur donin të hynin në zyrë, Vuçiçi kërcënoi me dhunë dhe aleatët u zbythën. Ata e ndërruan pllakën: “të zgjedhurti nuk duhet të paraqiten në seli”, qe vendimi i ri.

Ekskluzive / Çfarë tha Albin Kurti ‘OFF” në Tiranë

Duke humbur nëpër detajet e kësaj kronike harrohet se qeveria e Kosovës thjeshtë shoqëroi me polici disa kryebashkiakë legjitimë që të mos goditeshin me gurë, ndërsa ata që qëlluan egërsisht mbi forcat e sigurisë dhe të KFOR-it qenë idhtarët e Vuçiçit. Pra provokimi nuk nisi nga Prishtina, siç thuhet rëndom, por u fry nga Beogradi. Që kur mori fill kjo histori, që kur u larguan nga sistemi, që kur bojkotuan zgjedhjet e deri tek planifikimi i dhunës së milicëve fashistë, Vuçiçi ka qenë i qartë në strategjinë e tij për të krijuar një klimë tensioni. Ai e ka dizenjuar këtë hartë rruge me një qëllim të përcaktuar mirë: ai do të grisë të gjitha pikat e marëveshjeve të ndërmjetësuar nga BE, disa tejet të favorshme për Kosovën dhe do të mbajë vetëm një, themelimin e asocacionit, madje në formatin maksimal që e do ai. Fati i keq është se për hir të situatës gjeopolitike, si pasojë e strategjisë për ta shkëputur Beogradin nga Moska, një pjesë dërrmuese e ndërkombëtarëve i’a kanë miratuar presidentit serb këtë përmbysje të prioriteteve. Ata po i kërkojnë qeverisë së Kosovës të adaptohet me prtetendimet e reja të Vuçiçit.     

Pyetja që shtrohet është: ç’duhet bërë në këtë rast?

Por, kjo dilemë, nuk ka vlerë për detajet e vogla: nëse tërhiqen trupat speciale në Prishtinë apo vazhdojnë të ruajën institucionet në veri, a duhet të drejtojnë kryetarët punën nga zyra apo nga shtëpia, a u konsultua kryeministri me ambasadorët etj.

Në këtë rast thelbi është: a i duhet shkuar pas strategjisë së Vuçiçit edhe nëse, për interesa të momentit, këtë e kërkojnë ndërkombëtarët? A duhet pranuar kjo përmbysje e prioriteteve qoftë edhe duke riskuar fërkimet me ta ? A është e domosdoshme ti nënshtrohemi planit për të vënë gjithçka në funksion të krijimit të asocacionit, siç e duan serbët?

Albin Kurti e ka zgjidhur këtë dilemë. Ai ka vendosur të përgjigjet me JO. 

Ai mund të bënte dhe të kundërtën. Ti miratonte kërkesat e Vuçiçit që i përcjellin Lajçaku dhe Escobari. Kështu e kishte të sigurtë se do të ishte një ‘Good boy”, që e përshëndeste përzemërsisht trekëndshi i rakorduar, Vuçiç-Rama-Hill, që do e ftonin në darka ambasadorët, që do pozonte me uniforme në stërvitjet e NATO-së dhe do e lavdëronin se një udhëheqës tolerant dhe bashkpunues. Të gjitha këto janë elementët e një recete perfekte për të gëzuar sa më gjatë kolltukun e pushtetit dhe për të shijuar përfitimet që ai sjell.

Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën 

Por, Albin Kurti është i dënuar të sillet ndryshe. Ai s’mund ta përdorë atë post për interesin e vet. Atë, as nuk e kanë votuar, as nuk po e paguajnë për të tregtuar të drejtat e Kosovës, në këmbim të favoreve personale. Ai ka detyrimin të mos e lëshojë atë që duhet ta mbrojë. Ai s’ka tagër të tërhiqet, në dëm të interesit të vendit të vet.

Deri më tani Albin Kurti e ka bërë këtë. Ai ka vënë Kosovën para vetes, sepse kjo është detyra që ka marrë përsipër të bëjë e të cilën duhet ta kryente ç’do i zgjedhur në atë funksion. Prandaj, sa herë kapemi pas detajeve, sa herë e komentojmë përplasjet ditore me ndërmjetësues, apo ambasadorë, përpara se të shtrojmë pyetjen nëse Albini po na prish me amerikanët, duhet të ngremë një tjetër: A po përkulet ai përballë lojës së Vuçiçit? Vetëm kështu mund të gjykohet puna e një kryeministri pavarësisht se kush e lë zarfin me kërkesat e Serbisë, mbi tryezën e tij.      

©Lapsi.al



46 Comments

  1. po u miratua asocacioni sic po perpiqen ta bejne eshte shkaterrim i kosoves. vucic nuk eshte kar qe kerkon pikerisht kete gje

    por problemi qendron tek pafuqia dhe pavullneti i miqve amerikane per ti qendruar. ata thjesht po i bien ketij problemi tani mbase per efekt lobimi dhe mbase kan hall politik te brendshem, arritjesh ne politiken e jashtme kur administrata e bidese ka vetem deshtime dhe si zakonisht do e hane te tjeret qe te kete sukses i pari .

    kosova eshte ceshtje e vogel dhe e nen kotrollt e plote amerikan Loja qe bejne keta dhe qe duan ta shesin me idene e bukur se vucic te sjelle serbine ne europe, nje enderr idiote qe ka vetem perfitim momental sepse serbet jane nacionaliste shoviniste dhe sot jane gatuar te tille. neser duhet gatuar serb tjeter qe eshte pune e veshtire. Por me bukura eshte qe pasi te leje vucic pushtetin do dale nje vucic tjeter qe do i fryje kavallit ne te njejten vrime. serbia eshte pa zgjidhje deri sa te heqin dore nga mentaliteti shovinist , dhe ky ndruyshim socialkulturorpolitik ndodh sot apo per pak kohe por do shume kohe dhe deri ateher do kete lojra me be me kosoven me bosnjen etj etj ..

    usa si shtet ska asnje perfitim madhor ne kete moment dhe kosova srrezikon asgje Por serbia rrezikon cdo gje nese sulmon nato ne ksove. Por keto jane thjesht interesa lobesh brenda usa qe duan fitore momentale per efekte propagande ose zgjedhore te vitit tjeter ne usa apo per interesa te tjere .

    kjo eshte nje ceshtje qe vjen me dhune sot, sepse realisht veriu i kosoves ka qe ne 1998 , dhe po te doje le te rrije ashtu pa te ardhme dhe do mbaje serbine varur dhe kosoven. tani halli eshte pse do mbaje serbine varur? per ke eshte hall ? per usa jo e jo , per be eshte peshe e vogel sepse ka nja 30 vjet me luftrat e serbise ne ballkan? dhe po qe se maqedonia dhe shqiperia mali i zi ecin para dhe hyjne ne be do mbeten kandidate vetem serbia dhe bosnja. pyetja eshte a jane keto vende per be ?? ekonomikisht jane te paperfillshme politikisht te dobta dhe me shume problme nacionaliste qe BE do i donte jashte sesa brenda. pervec peshes si rajon ne teresi, be i mjafton qe te hyje shqiperia mali i zi dhe maqedonia qe ti kete politikisht brenda saj dhe vende qe do jene te bindur . serbia eshte shovinist.

    politika ka sfida por keto qe dalin sot jane sfida lobingjesh sepse realisht serbia le te marre arme sa te doje nga rusi apo kinezi eshte nje vend i izoluar qe nuk mund te beje asgje kunder fuqise se natos usa dhe be. por pikerisht fakti qe smund te beje asgje dhe duhet dikush te sjelle probleme qe te mos ti lere te qete eshte motivi qe sot kemi trazire ne veri nga beogradi dhe qe usa e perkrah beogradin.
    Loja e lobingjeve eshte e piset dhe sjell deme afatgjate ne politike te jashtme, por amerikanet per leke do i cojne gjerat deri ne pike te fundit dhe pastaj do terhiqen nga loja dhe do bejne gjene e duhur , ose do i shesin tek kundershtaret, pra dicka do marrin. koston e hane europianet zakonisht si me luften ne ukraine. edhe me kosoven problemi do jete europian . amerika eshte larg dhe fatkeqesisht ka probleme te medha se brendshmi dhe ka qe me obamen qe ka vetem deshtime ne politiken e jashtme,

    1. Ore t’ju pyes ju neo-komunistave të Shqipërisë dhe të Kosovës, çfarë autoriteti ushtron prej 15 vjetësh në Veriun e vendit, qeveria e Kosovës?
      Zero autoritet. Ose më mirë minus autoritet. Përveçse paguan policët serb, mësuesit serb, doktorët serb, punonjësit e komunave serbe, të cilat mbledhin zero taksa nga bizneset apo popullsia.
      I paguan energjinë dhe ujin popullsisë serbe me taksat e shqiptarëve.
      Ore e kuptoni ç’bëhet. Një shqiptar paguan energjinë që harxhon vetë dhe indirekt, me anë të taksave e tatimeve, paguan korentin që harxhojnë serbët.
      Ndërsa qeveria e Beogradit investon atje për të ndërtuar shkolla, kopshte , qendra shëndetësore, spitale, rrugë e kisha më atë teritor.
      Pra, Kurti ha mut kot, sepse vetëm paguan për një teritor ku komandojnë serbët.
      Pra si spjegohet që vetëm ju komunistët mbroni Kurtin?
      Gjithë bota demokratike është kundër.
      Ore t’ju pyes juve trimat e pilafit.- Çfarë ndodh në Kosovë, nëse amerikanët thonë? : – Ne po ikim. Bëni çfarë të doni.
      – Hë, o komunista, çfarë ndodh? Hë o komunisti SRB ( Sali Ram Berisha), përgjigju, çfarë ndodh?
      Le që ti gjithmonë ke qenë kundër historisë së Kosovës.
      O Andi, o Shkullak, e dini çfarë ndodh? Për një orë serbët janë në Prishtinë dhe e varin Kurtin tek koqet e Kalit të Skënderbeut. Kjo ndodh po u larguan amerikanët nga Kosova.
      Sepse Europianët, kanë kërkuar me kohë të largohen nga Kosova.

      1. Qenka sipas teje Albin Kurti “komunist” e anti perëndimor.
        Po karagjozi dymetrosh nipi i Spiro Kolekës që është kryetari i ish PPSH e që e quan këtë një parti e “rilindjes”, çfarë është ?
        A nuk u quajt në fillim edhe nga perëndimi UÇK si një organizatë terroriste ?
        Vetëm kur ajo u fuqizua si një lëvizje popullore çlirimtare e mediat pasqyruan masakrat kriminale çnjerëzore të regjimit serb ndaj civilëve të pa armatosur, u harrua fjala “terroristë” e NATO e mbështeti UÇK edhe me sulmin me avionë në Serbi që e detyruar Millosheviçin të ikte me bisht ndër shalë nga Kosova.
        E dëgjova mbrëmë Enver Hoxhën , ish ministrin e jashtëm të Hashim Thaçit, mikut të Ramës, të fliste me pasion që duhet tju bindemi “partnerëve perëndimore”.
        E cilët qenkan këta “partnerë” ?
        A mos janë partnerë të Kosovës Borelli spanjoll e Lajçaku sllovak, shtetas të dy vendeve europiane që nuk e kanë njohur pamvarsinë e Kosovës ”
        A mund të besojmë që dipllomati amerikan me emrin Eskobar që tregon prejardhjen nga Amerika latine spanjisht folëse, të dalë kundër Spanjës ?

  2. Kurvat e politikes-kurve ne Tirane jane sherbetoret me efikase te Vucicit! Bejne sikur I qajne hallin amerikaneve! Edvini me shpuren e tij! Po amerikanet kane negocuar pa iu sosur durimi me gjithfare zaberhanesh, me gjithfare gangsteresh e kriminelesh, brenda dhe jashte!!! Qe nga Carli Luciano e deri te talebanet tash se fundmi! Duan t’i “presin koken” Albinit, keta qe jane ulur si lepuj e kane bere pazare me talebane qe kane prere koka amerikanesh e I kane hedhur videot ne internet me skena makabre?!!!….

  3. Sali, ku e ke videon e atentatit ndaj Salvador Kaçajt?Shyqyr qe del rama qe shpellkaret maloke e cecene te masturbohen me foton e tij sepse salihu nuk ja u ngref me
    Bushat krijo organizaten antiamerikane ne shqiperi po ke byth dhe shiko kush do te vij nga pas keshtu dhe populli kupton se cilet jeni dhe sa jeni

  4. Jo vetem qe Albini nuk ka nevoje per ne shqiptaret (per interes personal), por ai po veteflijohet per ne, Edhe pikerisht se eshte e vertete qe ne shqiptaret kemi me shume se kurre nevoje per Gjergjin e dyte(Albinin), si dikur per Gjergjin e pare,atehere une personalisht e lus publikisht cdo dashamires dhe mbeshtetes te Albinit (rrjedhimisht edhe Kosoves),qe megjithese te gjithe e dime qe Albini ka 100% te drejte ne ate qe po ben,per arsye qe dihen duhet te leshojme pe, jo ndaj rraces me te ndyre ne bote serbo-cetnike, por ndaj atyre qe ose do i kemi ne krah ose nqs jo, do rreshtohen kunder nesh. SHBA nuk prishet me Kosoven, (por qe do ftohen mardheniet ska dileme),por sapo hienat serbe te nuhasin se ka nje carje, thika helmuese serbe do futet si pyke ne kete carje me gjithe forcen e saj per ta care mardheniet shqiptaro amerikane, dhe per ti bere per vete amerikanet, e duke dit se sa lepires,servile e “politikan”,,e sidomos cfare propgandues shpifes( qe edhe Gebelsi do ia kishte zili), jane serbet, atehere merreni me mend si do ndryshojen gjerat.Edhe Albini megjithese duket si jashtetokesor ne krahasim me shumicen e politkaneve shqiptare,prape ne fund eshte njeri prej mishi,gjaku e emocioni dhe mund te gaboje.E kur ai ka te drejte, dhe sheh qe te gjtihe ne e perkrahimne te drejten e tij, padashje po e fusim ne rruge te keqe, dukee mbrojt me kokefortesi te drejten dhe dinjitetin qe e karakterizon, por sic e thashe TANI duhet te leshojme me, ne menyre qe kur te vije puna(shume shpejte) ku sduhet te leshojme ne asnje menyre pe, te jemi me te mirekuptueshem nga te tjeret. Pra me 2 fjale, gjithe beteja duhet te behet qe Zajdcnices mos ti japim kompetenca dhe aty,per asnje arsye, dhe askend ne bote, edhe sikur vete Zoti te zbrese ne toke, sdo e pysim.KEto vijat ekuqe duhej qe ti parashtronin qarte edhe partite e tjera ne Kosove,ne menyre qe dyshja famekeqe Escobar-Lajcak as mos t’ia msyeje ketej me idene qe do bejme kompromis nga vjat e kuqe, por pikerisht se jane politikane me dosje krejt keta qe dalin kunder Albinit sot,duhet qe mos ta leme Albinin te gaboje ku si pasoje pastaj na pret katastrofa: Ardhja ne pushtet e e tjereve.Kurse mardheniet shqiptaro-amerikane sdo prishen, mos te gezohen serbo ruset kot,ashtu sic per hir te ketyre mardhenieve sdo bejme kurban interesin ekosoves, pra JO ZAJEDNICE me kompetenca egzekutive, por PO terheqjes se policise nga ndertesat(por jo nga bazat ne veri kuptohet)

    1. Dhe nje gje nuk duhet te harrojme kurre ne shqiptaret. duam aspo sduam,SHBA duhet ta kemi aleatin nr1,per aq kohe sa varet nga ne dhe nuk shkel vijat e kuqe tonat (megjithese zyrtare te blere nga lobi serb,po na krijojne mosbesim keto kohe), e pastaj vijne aleatet e tjere Gjermania, Britania etj,(e mundesisht pse jo sa me shume aleate, qe te maksimizojme forcat/aleancat), sepse Nqs do kishim SHBA kunder, ta harrojme qe do kemi te tjeret krahe nesh, jo se sdo donin,por as sdo guxonin.E kam fjalen per aleancat perendimore se ne lindje mund te gjenim “aleate” te rinj,(kuptohet jo ruset).Por ne anen tjeter edhe aleatet tane mos t’i genjej mendja se s’do dime te mbijetojme e te gjejme miq te rinje nqs vjen puna qe larg qofte te na izolojne. Por fajin kryesor sna kane te huajt, e kemi ne qe jemi te percare,si politikane, e shume te vrullshem si popull.Ja psh, ben nje deklarate jo te duhur Viola von Cramen,dhe cohet gjithe populli i Twiterit dhe e shan,pa u thellu pak para se te flasin, qe pse e beri,apo qe kjo aq pro Kosove dhe anti-Serbi ka qene, sa serbet e quanin “dashnorja e Kurtit”. Pse e beri Viola ate deklarate?Edhe sepse ne fund te fundit eshte femer,gjermane, e nje partie pacfiste,qe ndjeu dhembshuri per “femijet serbe qe ishin braktis shkollat nga dhuna qe po ushtronte policia e kosoves”-po pra,sepse keshtu e keqinformoi nje fashist serbe qe i qendronte ne krah ate dite,e qe hiqet si politikan liberal ne Kosove.Ja pra qe popullit ne Kosove i takon te jete me i duruar,me pak gjaknxehte dhe jo te sulmoje te pakten miqte me te mire qe kemi pasur,perfshi ambasadorin amerikan,Edhe zyrtareve te VV,perfshi dhe ndonje hajvan deputet, i takon te zgjedhi fjalet qe nxjerr nga goja se armik skemi SHBA por perjetesisht Serbine.

  5. ZGJIDHJEN QE TE MOS LODHEN SHUME “MIQTE” NDERKOMBTARE DHE KENETA E BASTARDEVE MEDIATIKE NE KOSOVE E SHQIPERI E KA DHANE KIM MEHMETI : KTHEJANI KOSOVEN SERBISE DHE ZGJIDHJET CESHTJA.

  6. Kurti po kryen detyren e tij si kryeminister i nje shteti qe mbron sovranitetin e kufite e republikes se tij. Per mua eshte dinjetos dhe qytetaret e Kosoves jane me fat qe kane nje kryeminister te tille. Opozita e Kosoves te beje opoziten por jo te pabesin me thike ne dore ne nje moment kur Kosoves i kercenohet sovraniteti. Ne gjeopolitiken boterore shqiptaret nuk kane peshe, historikisht na kane demtuar si kane dashur e kur kane dashur. Apsolutisht eshte e vertete qe kemi nevoje per perkrahjen e SHBA perpara ketyre sfidave gjeopolitike. Por skemi teritore tepert per tja dhene serbeve apo kujdo. Keto troje jane te shqiptareve jua a ka dhene Zoti e ska fuqi njerzore qe ja merr. Kurti tu drejtohet shqiptareve e te mare vendime bashke me ta. Zoti eshte me ne!

  7. Kam degjuar nje pjese jo te vogel te shqiptarevet,( ne keto 30 e ca vjet) nje vlereson shume naiv per te kaluaren tone komuniste,se gjoja ai sistem nuk ishte i keq nese nuk do te kolektivizonte pronat ( rembente pa shperblim nga pronaret e vertete),nese nuk do denonte njerezit per gjoja agjitacion e propogande,nese nuk do thurrte Shqiperine me tela me gjemba ( nje shtet burg) e tj..Nese ai rregjim nuk do rrethonte shqiptaret brenda keti shteti burg ,ku ushtaret qellonin pa paralajmerim direkt ne trup ata fakire qe tentonin ti hiknin sketeres komuniste, ai rregjim nuk mbushte dot nje vit e jo te na mbante 50 vjet.Te njejten naivitet e shoh sot kur thone se Albin Kurti duhet tu thote po cdo propozimi te perendimorevet sepse ata e cliruan Kosoven.Po Kosova nuk do ishte sot shtet pa ndihmen e tyre,por nese lejohet assosacioni sic e duan serbet nuk do kete shtet perseri.E ku eshte ndryshimi? Eshte njelloj si ajo lopa qe e mbushi koven me qumesht e ne fund i a futi shkelmin.Kurti ka ofruar nje vetemenaxhim ( assosiacion) te serbevet me te avancuar se cdo vend me demokratik ne Europe e ne bote.Cfare te drejta kane shqiptaret apo hungarezet ne Serbi? Shqiptaret mezi futen nje deputet ne parlamentin serb e ate duan ta kene vetem si figurant,serbet kane 20 vende te sigurta ne parlamentin e Kosoves plus nje zvendes kryeminister te qeverise kosovare.Serbet nuk duan asnje assosacion ku te jene nen autoritetin e organeve kosovare.Ata duan teritorin e komunave ku jane shumice ( pavaresish se si u bene shumice gjate 100 vjeteve te fundit,qe nga lufta e pare ballkanike e boterore me pas e deri tani.Nje zgjidhje te perhershme e te shpejte ka konflikti shqiptaro- serb : Reciprocitet! Ato qe duan serbet ne Kosove e tu a japin minoriteteve te tyre ne Serbi

  8. Bravo Bushat. Analize shume e sakte. I lumte Kurtit qe nuk perkulet para presioneve dhe shantazheve te Hillit,Eskobarit,Edskobarit etj. Kur je i ndershem dhe nuk abuzon me pushtetin nuk te shantazhojne dot hienat.. Nuk eshte si ky palloshi jone qe heq breket nga Kimetja..

  9. Po ti cnuk the per Ramen kur i mbajti zgjedhjet pa opoziten, te ngrihemi the dhe ti vem flaken Tiranes, te ndalojme instalimin e regjimit, tani si e justifikon Kurtin qe i mbajti zgjedhjet pa Serbet dhe shkoi me polici te pushtonte godinat, nderkoh qe KFORi pergjegjesi i sigurise ne Kosove i tha te mos ta bente.

  10. Shqiptaret kane nevoje per Kurtin po aq sa ç’kishin nevoje per Enverin dikur. Dhe duke qene se akoma plot enveriste neper kembe, si ne Shqiperi dhe ne Kosove, druaj se Kurti do te vazhdoje te beje neser ne politiken e jashtme ate qe iu beri Enveri shqiptareve dje (mbeshtetja ne forcat e veta, lufta kunder imperializmit amerikan, aleanca me Kinen, bar do hame po parimet nuk i shkelim etj.). Per fat sistemi sot nuk lejon qe te pushkatohen kundershtaret politike ne emer te popullit si armiq.

  11. Bravo Bushati! Nje politikan i mirefillte di te thote “jo” kur preken interesat e vendit, sepse karrieren nuk ia ka borxh askujt…

  12. Qendro Albin, shqiptaret e Shqiperise nuk kane bythe e tru te votojne nje Albin dhe rrine e u qajne hallin kosovareve qe i ndrruan elitat, qe dine te bejne zgjedhje, qe dine te bashkohen kur eshte fjala per interesin kombetar. Ketu votojme cubat, kriminelet, hajdutet, mashtruesit dhe identifikohemi me ta.

  13. Problem kryesor në këtë rast, dhe jo vetëm, është propensiteti i shqiptarëve për të krijuar idhuj që nuk dijnë të bëjnë gabime. E kemi në Shqipëri (shiko Enver Hoxhën, Sali Berishën, Edi Ramën) dhe si duket tani e kanë edhe Kosovarët me Albin Kurtin. Nga kjo dëshirë për idhuj të pagabueshëm nuk arrijmë të shohim çfarë po ndodh.

    Sikur për një sekond ti harronim emrat. Nuk ka as Kurt, as Ramë, as Berishë. Ka vetëm Shqipëri, Kosovë, SHBA, Serbi, Rusi dhe histori. Po ti heqësh emrat e përveçëm, vetëm atëhere mund ta shohësh çfarë po ndodh dhe cili është pozicioni që duhet të marrim ne. Shpresoj që nuk përsërisim gabimet e së shkuarës se na shkoi gjithë historia si kaçakë.

  14. Mjafton të përmend se si dhe pse e adhurojnë Kurtin një pjesë e kosovarëve. Ata shkruajnë (pak vëmendje dhe durim, ju lutem): “Llajcak dhe Borrel jan të orkestruar që të punojn kundër interesave të Kosoves”, “kta dy njerez jane armiq te Kosoves”, “Kto jan Te Paguar Nga Serbia”, “kta dy jon mat kqi se shkiet”, “Nime me 3 shkije je tu bisedu o Albin. Allahu t forcoft”,Shpellkaret kosovare e shqiptare njelloj po e kthejn kosoven njelloj si salihu ne 1997 ku detyroje BE te sjelle 8 forca ushtarake te nato ne shqiperi,cetniku kosovar Albin Kurti ne gjurmet e salih karaxhic berisha

    1. Ja se kush merr persiper te mbroje Ramen, ose me sakte se cilit b*lepires legen antishqiptar e gjakprishur ia ka caktu Rama detyren te mbroje Ramen dhe Rilindjen kozmpolitanse,minegjegite pro serbe. Na ben dhe sikru i dhimbet Kosova pa le. Or Mero Bazist shko rri tek Tema se ste kerkon kush mend as ty as atij qe i lepihesh se ca bejne “kosovaret”. Meso o fashist se ca eshet fjala cetnik.Cetnik jane vetem serbet, e automatikisht edhe ai qe behet vellezer me serbet, dhe zagaret(si ti) qe i shkojne pas

  15. Shitblerje votash në Kavajë, 39-vjeçari që mbështeste “BF” ra në “rrjetën” e SPAK pas përgjimeve telefonike,ti more kosovar shpellkar me emer Arber qe punon neper rrjete sociale te financuar nga serbet ti je nje nga keta qe shkruajne pro Albinit te kurtit serb

    1. Per fatin tend te mire more bir serbi (se me i keq se serbi je, prandaj kerkon minishengen), srri une ne rrjete sociale e portale,se kam pune me te vlefshme per te bere ,se po te rrija, e shihje ti si ta zeroja propaganden tende, dhe atyre qe te hedhin ndonje kocke per te lepire (si blepires qe je). e si ia gerryeja mbeshtetjen, po kur atyre qe duhet ta rrezojne edhe me vote(por jo vetem), u pelqen aq shume Rama sa e votojne, atehere sme takon mua te nderhyje. Komentoj me vetem Arber Kosova,e jo kushdo qe mbron Albinin jam une, po ste kemi faj ty qe shumica si ne Shqiperi si ne Kosove,don Albinin dhe urren tutorin tend, Rri urte minishengenist,patrozhanist, aktivist, aktiv e pasiv bashke,se te dyja njeheresh i ben e mos perdor termin shpellar e malok e cetnik, kur vete je cetnik

  16. o lapsi po lejini spiunllikun e IP Address se na e shpifet fare.
    nuk ka website ne bote mo spiun se sa siti juj.

    ps. per vizitoret e lapsit ,kujdes se — lapsi.al– eshte website kurve.
    mundohet me ti kontrollu ene t’mbathmet.

  17. Tirania e burrecëve të Tiranës
    Të gjithë ju, mjerisht më së shumti burra, që përmendni emrin tim me shkujdesje të plotë nēpër studiot televizive apo kamaret e ekraneve ulur mbi luksin e shtëpive tuaja, me bulçitë të fryra nga nginjja e ndërkeqja politike që ju ka zënë, me krahēt e hapur e të kreshpëruar e nënsqetulla që ju mbajnë erë edhe nga ekrani e që jeni të merakosur shumë për fatin e Partisë Demokratike

  18. në kushtet e anonimatit dha këtë përgjigje:

    “Shumë persona në Aparatin Qendror nuk e duan Vlora Hysenin në krye të SHISH. Arsyeja. Nuk ia gjejnë dot mikun për t’iu shpëtuar lëvizjeve e vijuar së qëndruari në shërbim jo në bazë të meritokracisë por si shpërblim për favore ndaj politikës. Sulmet kanë ardhur nga punonjës në Aparatin Qendror të cilët dërgojnë informacione në formën e Fake News ose të ekzagjeruara tek Sali Berisha dhe Flamur Noka”.

  19. Po si nuk hoqe dorë nga këto titujt kontraverse more Andi ?
    “Albini nuk ka nevojë për Kosovën po ka nevojë Kosova për te”
    Po përse paska nevojë Kosova për Albinin nëse ai nuk paska nevojë për te ?
    Apo shkon me mëndjen e Ramës si lider global që “internaxionalja socialiste” ka nevojë për te ?
    Padyshim se cilido që shfaq ndjenja patriotike është i preferuar nga të gjithë ata që e duan vendin e tyre, e unë personalisht jam një prej këtyre, por ama ky lloj patriotizmi është e marrëzishme që të shkojë deri aty sa unë të ulem me b… zbuluar mbi një sobë të ndezur e të këndoj hymnin kombëtar.
    E thotë shumë kjartë e llogjikshëm dikush në një koment këtu :
    Nëse SHBA e NATO heqin trupat e KFOR-it nga Kosova, a do të ulet Albini mbi sobën e ndezur e të këndojë këngë patriotike ?
    A thua se vërtetë Kosova mund të mbrohet me kësij këngësh nga ushtria serbe ?

  20. Albin Kurti do ishte komod shume sikur ti thoshte YES c’do urdheri amerikan!
    Kjo do ti siguronte mbajtje pushteti me Serum nderkombetar (ashtu si ca perreth tij ne Ballkan qe e aplikojne kete lloj “patriotizmi”)
    Por Albin Kurti ndihet komod e vetvetja kur i qendron besnik deshirave te atyre qe e kane votuar, Kosovareve. (eshte ceshtje Karakteri)
    Sepse Albin Kurti eshte votuar per te Vetvendosur e jo per te qene kukull e zbatimit te urdherave nga pertej Atlantikut qe duan qarte qe Serbine ta joshin me favore ne kurriz te Kosoves.
    Ja pra pse Albin Kurti vleresohet sot e do vleresohet me shume neser ne Kosove.
    Sepse eshte mundesia politike qe Kosova te jete realisht e pavarur e jo me nje “Republika Srpska” brenda me emer – .Asociacioni.

  21. Titull i goditur,aq dhe real,per momentin qe kalon kombi shqiptare.

    Kjo qe ndodhi sot me kosoven duhet te jete nje mesim i madh per kombin shqiptare.USA eshte nje shtet shumekombesh dhe si e tille,kurre nuk dihet si kush mer pushtetin dhe dominimin e pushtetit ne usa,kush kombesi dhe nga cfare kontinenti jane.Popullsia ne usa po anon nga latinet,afrikanet dhe aziatiket.Te gjithe keta aspak miqesor me kombin shqiptare dhe jo me te na ndihmojne nga coptimi i trojeve tona.Europianet po zvogelohen gjithnje dhe me shume.Kohet kur dominonin europianet shtepine e bardhe ka ikur.Qe fati jone qe me 1913 dominonin pushtetin ne usa europianet,por por e theksoj me te madhe kombi shqiptare ne ate kohe kish burra shteti vertet patriot .Qe fati i kosoves me 1990 qe po ashtu pushtetin ne usa e kishin europianet dhe po ashtu po e theksoj,pothuaj gjithe populli kosovar e donte lirine e tij dhe dhe donte ta shporrte pushtusin serb nga trojet gje qe na dhane lirine e kosoves.Shqiptaret nga 1945 deri me sot ne pushtet kane pasursharlatane,te paafte,hajdut qe pa frik mund ti quash tradhetare te kombit te vete,qe per pushtet,me shume kane bere cu kane thene te huajt,pa arsyetuar qe kane vene ne rrezik teresine territoriale te vendit, nga synimet grabitqare te fshqinjeve sllavo grek ,qe kane punuar dhe punojne te gjejne momentin e duhur tu versulen tokave shqiptare.,Keta te tre pushtetare e shpartalluan ushtrine shqiptare e carmatosen vendin sa sot sharlatane analiste si haxhiu,zeka,baze,nazarko dhe shume qelbesira analiste ne portalet dhe tv shqiptare,qe ne fshehtesi kane coptimin e kosoves,na interpretojne se nese do eskobari apo hilli tja japi serbise veriun e kosoves ,tja japin , se ata na sollen lirine dhe ata na i marin kur te duan .Shqiptare ka ardhur koha te qerrojme keta politikan sharlatane ,si dhe keta analiste tradhetare te zgjebosur dhe te veme ne krye te kombit te veme patriot te vertet,qe e duan vendin e tyre,qe e duan lirine e vendit te tyre dhe qe sakrifikojne jo vetem pushtetin e tyre, ekonomine e tyre,por dhe jeten per vendin e tyre.Kjo qe po i ben eskobari,hilli dhe ata perendimore,qe po i bejne trysni Albin Kurtit eshte sinjali SOS per kombin shqiptare.Te armatosim vendin te mobilizojme ushtrine ,ta bejme te detyrushem dhe ti bejme balle vendit vete me forcat tona.Shqiptaret kane plot vende qe e ndihmojne shqiperine me arme dhe nga me modernet,vetem duhet nje qeveri patriotesh.Mjafton te te studjojme historine e shtetit te Izraelit si kane vepruar ata qe i bene balle fqinjeve te tyre qe ishin dhe jane po aq te etur sa fqinjet e shqiptareve per te zhdukur egzistencen e Izraelit.Ne Izrael eshte rekrutimi i detyrushem per ushtare,buxheti eshte shume i larte per armatimin dhe ushtrinesi dhe ne rast nevoje apo lufte nga 16 deri 65 mobilizohen menjehere.Vetem keshtu dhe ne shqiptaret do i mbrojme tokat tona,jetet tona nga pushtusit fqinje.Para shqiperia ka patur lume.Vetem 11 vjetet e rames jane futur ne shqiperi nga emigracioni ,droga,trafiqet mbi 35 miljard euro.Vetem vjedhet e pushtetareve jane mbi 20 miljarde euro,pa llogaritur te ardhurat nga taksat dhe ekonomija e vendit.

  22. Albin Kurti Salih Berisha dhe Ilir Metaj punojne per serbine ne emer te patriotizmit dhe kjo duket ashiqare o kari Andi Bythati

  23. Sot 12 qershori eshte nje dite e shenuar, eshte 32-vjetori i Pagezimit te PPSH si Socialiste.
    Propozimi u bo 32 vite me pare nga Anetari Birose shoku Xhelo Gjoni dhe tak-fak u bo Pagezimi.
    Partia e lindur Komuniste me 8 nentor 1941, emernderruar ne PPSH, nga 12 qershori 1991 mori Pagezimin si Socialiste.
    Tashme kreu aktual i kesaj Socialistes ka qejf ta quaj Rilindje, per nder te atyre qe e linden ne ate nentor 1941, serbeve Miladin Popovic e Dushan Mugosha

  24. “Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha.

    Berlusconi iu kthye: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”.

    Berluskoni është treguar ironik,o loqja e majte e salihut qe ramiz alia i dhe pd per ta perdorur dhe salihu e coje deri ne fund amanetin e fund Komunisteve qe pd i ka pasur i ka dhe do i kete gjithmone ne pd

  25. PS është e vetmja parti në pushtet që as nuk ka vrarë as burgosur e as rrahur një njëri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Asnjë parti tjetër që nga 1912, nuk e ka bërë dot.

  26. Shumë nga ne të sferave më të larta, mbetëm dhe pa shtëpi, se banesave ku strehoheshim u doli pronari. U hodhëm në rrugë pa punë, pa të ardhura, duke u mbështetur vetëm tek fëmijët për strehim dhe me pensionin minimal që marim si gjithë qytetarët.

    Sot, një pushtetar i lartë, nuk krahasohet me ne. Ai në këto 30 vjet të demokracisë, është bërë me dy apo tre shtëpi, ku njëra është në bregdet, ka dy-tre makina personale

  27. Përkundër propagandës së Albin Kurtit dhe trushpëlarve, e vërteta në dritë të diellit është se në këtë konflikt, aleati më i mirë i Aleksandër Vuçiq është Albin Kurti, kurse Shqipëria është në një linjë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, siç e ka detyrë të jetë. Shqipëria nuk e mbron dot Kosovën pa ndihmën e Perëndimit dhe akoma më keq, nuk ka pse e mbron Albin Kurtin në rrugën e marrëzisë kundër Perëndimit.

  28. Qe diten qe portali lapsi.al filloje pune kjo video tregon per here te pare se kush eshte salihu dhe lulzimja,bab e bire qe shkatarruan nje parti dhe mbeshtetsit e saj,sot partia e ndare ne copa,nje cope salihu e muli nje cop gazi e tabakHonia dhe lulzimja,ne fund i perndjekuri alibej,i verteti sokolin e cuan per lesh duke ja hequr skalpin e kokes dhe deklaruan aksident me 40 km ne ore,zoti eshte i madh dhe ai mori hak per sokolin parti ka marre rruget e mutit te salihut me shoke

  29. brgedeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj. Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni kope lopësh e Albin Kurtit. Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *