• |
ide | kryesore

Haradinaj: Kurti të kalojë në anën e duhur, kjo është thirrja ime e fundit për të

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ramush haradinaj, albin kurti, shba, kosova, serbia, asocacioni



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit Albin Kurti dhe pavendosmërisë së presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot.

“Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti e ka momentin e fundit të kalojë në anën e duhur, dhe kjo është thirrja e tij e fundit për të.

“Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces”, ka shkruar ai.



11 Comments

  1. Pse nuk ndjehesh per asosacionin serb që e përkrah Escobar apo s’të pëlqen t’a përmendësh se s’don t’i prishësh qejfin quintit ??!!! Perëndimi të ka lënë kopilin në derë, që t’a marrësh vesh ti !

    Për mua, ti je tradhtari Ramush dhe jo Albini.

  2. Pse te gjithe qe e kritikojne Albinin nuk e thone se cfare duhet te beje por e lene ne tym,ndrysho kurs apo mos kundershto aleatet tane? Thojeni troc: Aleatet duan autonomi te plote (deri ne shkeputje) per serbet e veriut e nese Kurti nuk u a firmos ne jemi gati ta bejme,keshtu qe nuk prishemi me ta. Edhe komunistet shqiptare luftuan ne luften e dyte boterore,por mbas lufte i a falen Shqiperine Titos

    1. Ky “komandanti” do te ishte shume interesant per tek Big Brother i Serbise. Kur jep keshilla e deklarata politike te vjen per te vjelle.

  3. qe ne pamje te pare ke nje pamje jo adekuate per nje inteligjence dhe vlere pozitive , je nje mjeran dhe shume i lexueshëm … ne momente kritike kombëtare përpiqesh ti zesh vendin tjetrit kjo nje cilësi dhe tradite 100% shqiptare ,te lexosh Konicën dhe Nolin e Fishtën del fytyra jote prej gomar mali jo fushe

  4. Nenshkruesit e “demarkacionit” me Malin e Zi kerkojne qe Kurti ta beje kete permes “asociacionit”, loje fjalesh, sepse shqip ne te dy rastet behet fjale per marrje te territoreve te Kosoves, me marreveshje…

    Historia do te percaktoje keto akte dhe vleresoje autoret si tradhetare apo patriote.

  5. Kush është ana më e mirë or kumandant.Kosova siç e duam të gjithë dhe Kurti vetë apo Kosova siç e do Amerika dhe Vuçic me Ramën bashkë, atë të ndarjes së saj.Ti ku je se nuk po të kuptojmë. Në atë të një rruge që dëmton Kosovën apo atë që të copëtohet prapë kombi shqiptar si dikur në shekullin e XX!!! Duhet të shpreheni.

  6. Mjafton të përmend se si dhe pse e adhurojnë Kurtin një pjesë e kosovarëve. Ata shkruajnë (pak vëmendje dhe durim, ju lutem): “Llajcak dhe Borrel jan të orkestruar që të punojn kundër interesave të Kosoves”, “kta dy njerez jane armiq te Kosoves”, “Kto jan Te Paguar Nga Serbia”, “kta dy jon mat kqi se shkiet”, “Nime me 3 shkije je tu bisedu o Albin. Allahu t forcoft”,Shpellkaret kosovare e shqiptare njelloj po e kthejn kosoven njelloj si salihu ne 1997 ku detyroje BE te sjelle 8 forca ushtarake te nato ne shqiperi,cetniku kosovar Albin Kurti ne gjurmet e salih karaxhic berisha,ky Gimi te ben te dhjesesh kur shkruan kunder amerikes,sot qe mer fryme vetem prej tyre,si cecen qe je duhet te mos jetosh sepse je kancer i shoqerise

  7. Kurti eshte ne rrugen e duhur ti dhe ca te tjere dhe KM i Shqiperise jeni lepiresta e bythes se amerikaneve pa politike te jashtme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *