• |
ide | kryesore

City nuk është neglizhent, De Bruyne: “E theva njëherë hundën, askush nuk beson se do jetë e thjeshtë”

-Instant, Sport
De Bruyne



“Ndoshta ndonjëherë nuk jemi aq të shkëlqyer, ose kundërshtari luan më mirë, siç na ka ndodhur në të kaluarën. Ndodh dhe duhet ta pranojmë. Sigurisht, është një vigjilje speciale. Por për mendimin tim ky do të jetë çelësi. Sa më të qetë të shkojmë në këtë finale kundër Inter, aq më shumë shanse kemi të fitojmë Champions League”. Kështu tha mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne në një intervistë për Repubblica. Në prag të finales së Stambollit kundër zikaltërve, që do të luhet nesër në mbrëmje në Ataturk, belgu e zgjeroi argumentin. “Nuk mund të arrish në finalen e Champions nëse nuk je një skuadër e madhe. Interi ka fituar shumë në Itali. Ata kanë skemat e tyre të sakta, stilin e tyre. Ata dinë ta luajnë lojën e tyre shumë mirë, këtë ne e dimë. Në vend të kësaj, ne kemi armët tona dhe do të mendojmë për të shënuar një gol më shumë. Askush te City nuk mendon se do të jetë një ndeshje e lehtë. Ne kemi 50% shanse secili për të fituar kupën”.

“A kam folur me bashkatdhetarin tim Lukaku? Nuk jam dëgjuar me të që nga ndeshja jonë e fundit me Belgjikën (28 mars kundër Gjermanisë, red). Ne të dy kemi qenë shumë të zënë. Romelu është një nga miqtë e mi më të mirë në futboll. Ne njihemi që kur isha 13 vjeç. Por do të flasim sërish pas finales në këtë pikë…”.

HUNDA E THYER PARA DY VITESH

Në një vigjilje kaq të veçantë, është e pamundur të mos mendosh për finalen e humbur me Chelsea dy vjet më parë: “Unë kurrë nuk kam thyer asgjë në karrierën time. Por nga finalja e 2021 kam dalë me një hundë të thyer dhe një tronditje. Shpresoj shumë që këtë herë të shkojë ndryshe. Nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë gjë ndryshe nga atëherë – shtoi ai – Ndoshta do të ketë disa ndryshime në krahasim me dy vjet më parë, por nuk mendoj se do ta vëreja. Ka kaluar ca kohë, kam edhe një vajzë që atëherë. Do të përpiqem të relaksohem, të përgatitem siç bëj zakonisht para çdo ndeshjeje. E të jem gati”, e mbylli De Bruyne.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *