• |
ide | kryesore

PAMJET/ Mijëra njerëz protestojnë kundër Vuçiç në Beograd

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Beograd



Është mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Beograd protesta e gjashtë nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Ajo është iniciuar fillimisht nga shoqëria civile dhe është mbështetur edhe nga një pjesë e partive e opozitës. Shkak u bënë vrasjet e muajit të kaluar fillimisht në një shkollë dhe më pas në një qytezë ku humbën jetën 18 persona. Organizatorët thonë se kërkesat mbeten të njëjta.

Ata kërkojnë që kryeministrja Brnabic të japë dorëheqjen. Në krye të protestave janë tashmë studentët me një pankartë ku shkruhet “Studentët kundër dhunës”. Ata kanë brohoritur: “Studentët nuk heshtin”, “Vuçiq largohu”, “Dorëheqje”, etj.

Ashtu si edhe më parë protestuesit janë mbledhur fillimisht para Kuvendit të Serbisë. Më pas do të ecin gati 3 kilometra dhe do të mblidhen para selisë së Qeverinë, rreth së cilës do të krijojnë një unazë. Kryeministrja Ana Bërnabiq është shprehur se kërkesat e protestës në Beograd janë politike.

Ajo ka ofruar dorëheqjen, duke vlerësuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë zgjidhje për krizën. Por Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ftoi edhe një herë opozitën të bisedojë, duke thënë se nëse nuk i përgjigjet thirrjes, do të ketë zgjedhje të reja. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Mjafton të përmend se si dhe pse e adhurojnë Kurtin një pjesë e kosovarëve. Ata shkruajnë (pak vëmendje dhe durim, ju lutem): “Llajcak dhe Borrel jan të orkestruar që të punojn kundër interesave të Kosoves”, “kta dy njerez jane armiq te Kosoves”, “Kto jan Te Paguar Nga Serbia”, “kta dy jon mat kqi se shkiet”, “Nime me 3 shkije je tu bisedu o Albin. Allahu t forcoft”,Shpellkaret kosovare e shqiptare njelloj po e kthejn kosoven njelloj si salihu ne 1997 ku detyroje BE te sjelle 8 forca ushtarake te nato ne shqiperi,cetniku kosovar Albin Kurti ne gjurmet e salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *