• |
ide | kryesore

Rama i përgjigjet politikanëve të Kosovës për draftin konfidencial mbi asociacionin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drafti që Rama propozoi për asociacionin e komunave serbe në Kosovë u kalua me indiferencë nga Albin Kurti, ndërsa është refuzuar nga një pjesë e mirë e opinionit në Kosovë. Një pjesë e politikanëve të Kosovës e kanë ironizuar, ndërsa të tjerë kanë kërkuar që Rama të qëndrojë jashtë situatës së krijuar në veri.

Këtyre, Rama iu është përgjigjur në një mesazh në tëitter ku shkruan se frika e atyre që e shajnë dhe akusojnë është se mos humbasin armikun që “u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore”.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!” shkruan Rama.

Ndërkohë, Vuçiç sot kundërshtoi propozimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe përfshirë atë që bëri kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe disa organizata joqeveritare.

“Asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë çfarëdo propozimesh. Propozimin e japin serbët dhe Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiq.

Por për Vuçiçin, Rama nuk ka pasur një mesazh kundërshtues.

https://lapsi.al/2023/06/08/konferenca-e-shtypit-pse-manipuloi-rama-me-asocacionin/



5 Comments

  1. KY OSHT MESU TU MOR OFERTA TE PA KERKUME NGA OLIGARKET BANDITE TE SHQIPERISE DHE KA MENU QE PO BOJ EDHE UN NJI OFERTE TE PA KERKUME.

  2. Baza per marveshjen e organizimit te komunave me shumice Serbe eshte percaktu ne marveshjen e panenshkruar te Ohrit , gjithashtu edhe europianet edhe amerikanet kane mbeshtetur nje marveshje qe respekton kushtetuten e republikes se Kosoves dhe e tille do jete. Qendrimet e tjera jane akte ose xheste per te terhequr vemendje . Nje gje shume e thjeshte kerkohet terheqja e huliganeve serb qe sjane banore te komunave ne fjale , qetesimi i komunitetit Serb qe se pengoi askush te merte pjese ne zgjedhje dhe caktimi i.nje date per zgjedhje te patakohshme ne keto komuna.Sa i takon marveshjes per organizimin dhe funksionimin e tyre qeveria Kurti qartazi eshte pozicionuar njelloj si europianet edhe amerikanet te cilet kane mbeshtetur nje marveshje qe respekton kushtetuten e republikes se Kosoves.

  3. Do dalin sh shpejt lidhjet e rames me mconigalin. Ne e kemi videon por nuk do e publikojme. Po ashtu dhe tre video te tjera te cilat po studiohen imtesisht, keto me dy mendje i kemi dhe mund ti publikojme, si dhe dy pergjime ambientale, ne fund fare kemi video me pith por as kete sdo e publikojme. Le te perpiqet cik dhe shteti se sdo i bejme ne te gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *