• |
ide | kryesore

Tallja e mprehtë e Lubonjës me PD e vulës

Arkiva, Të fundit



Ndërsa në emisionin Open përfaqësuesit e dy grupimeve kundërshtare brenda PD së vulës po jepnin argumentat e tyre, se cili kishte të drejtë, Fatos Lubonja ka ndërhyrë me nje batutë epike. Palët po konfrontoheshin lidvur me argumentat nëse Basha duhet të rikthehet shpejt e shpejt brenda këtij fraksioni të vogël të opozitës, apo nëse në të kundërt këtij uzurpimi duhet ti paraprinte një periidje feflektimi se përse ata që mbajnë vulën u refuzuan nga zgjedhësit. 

LEXO MË TEJ:

SHKULLAKU: Plani i Bashës, që i la me gisht në gojë Bardhin e Tabakun

Lubonja ndërhyri duke thënë se se konflikti brenda kësaj PD-je i ngjan më shumë një sherri lagjeje, sesa një konflikt brenda një partie të madhe të opozitës.

“Kjo situatë më duket si një sherr lagjeje jo sikur kemi të bëjmë me një parti të madhe opozitare. Dhe kjo është në interes të atyre që sundojnë” tha ai.

Në zgjedhjet e fundit PD e vjlës nuk nxorri dot kandidatë në 2/3 e bashkive, ajo nuk fitoi asnjë garë për kryetar, ndërsa në Tiranë u rendit si forcë e katërt. Athere vertet ia vlen krahasimi i Lubonjës me “sherr lagjeje”, kur dihet se ata nuk kanë më asnjë peshë në skenën politike.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Shoku fatos lu”boja” flet komod, pasi ne 1997 ishte nje nder ata qe kontribuan sebashku me Komitetet e shpetimit, me tre gishta dhe mbi “tanqe” per ti vene zjarrin shqiperise ……… . Nuk e kuptoj akoma perse u merren opinione ketyre maskarenjve dhe dallkaukeve………

  2. Po ti mos u merr me Lubonjen por me ata qe realisht ja vune flaken Shqiperise ne 97, bile i sollet ne pushtet dhe i ke akoma ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *