• |
ide | kryesore

Vrasja e Mimoza Pajës në Don Bosko, Gjykata cakton ‘’arrest me burg” për të dyshuarin

Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës ka caktuar një masë të re sigurie “arrest me burg”, për Nikol Sherrnikun, të dyshuar për atentatin e ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Muarataj, ku mbeti e vrarë një grua e pafajshme Mimoza Paja.


Sipas prokurorisë, Sherniku ka siguruar mjetet për kryerjen e atentatit, akuza të cilat i riu i mohon pasi në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë në burg për një tjetër vepër penale. “Nuk kam gisht me ngjarjen”, është shprehur Sherrniku.


Sherrniku ndodhet në burg, pasi ky nuk është krimi i vetëm për të cilin ai akuzohet. Ai u arrestua më 17 gushtin e vitit të kaluar, pasi sipas Policisë, po tentonte të kryente një atentat.

Ai u kap në automjetin e blindur tip “Toyota” të parkuar në afërsi të një pallati në Kune të Shëngjinit, bashkë me drejtuesen e mjetit 34-vjeçarja, Flutura Berisha dhe një i mitur 15 vjeç.

Policia iu sekuestroi një automatik me fishekë në fole gati për qitje, dy krehëra me fishekë, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas.

Por, ditën kur u arrestua, Nikoll Sherrniku theu dhe masën “arrest shtëpie” pasi akuzohej për një tjetër. Ai ndodhej nën atë masë në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xhuliano Prela.

Për vrasjen e këtij të fundit është akuzuar dhe Brilant Martinaj, i cili kishte fituar lirinë, para se të vritej tek masakra e mbikalimit të Fushë Krujës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *