• |
ide | kryesore

Vuçiç thellon presionin/ “S’ka zgjedhje pa asocacion”

Arkiva, Kryesore, Lajme
vucici asocacion



Sa më shumë e ndjen situatën në favor të tij aq më tepër Beogradi e rrit presionin, duke shfrytëzuar momentin për të marrë sa më shumë nga Kosova. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç (foto lart ne intervistën e sotme për Reuters), ka hedhur poshtë sot paktin që duket se u arrit një javë më parë në prani të presidentit Makron, kancelarit Sholtz dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Borell. Thelbi i tij është organizimi i zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut. Për të arritur deri këtu qeveria e Kosovës angazhohej të pranonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe t’i organizonte ato. Nga ana tjetër, Lista Serbe që komandohet nga Beogradi duhej që të mos i bojkotonte më zgjedhjet, por të merrte pjesë në to.

Por Vuçiç i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë. “Ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë (shqiptarëve të Kosovës) dhe kryetarëve të komunave”, tha Vuçiç në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për Kurtin 

Ashtu sikurse pritej ai e thelloi presionin për asosacionin ndaj Prishtinës, i nxitur edhe nga presioni i ndërkombëtarëve për ta mbyllur me urgjencë këtë çështje si dhe nga suporti që i dha indirekt kryeministri shqiptar Edi Rama duke e renditur çështjen e shoqatës së komunave më shumicë serbe si prioritaren mes 11 pikave të marëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi në një konferencë për shtyp se më 7 qershor i ka përcjellë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz draftin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, tha më 9 qershor se çdo kontribut konstruktiv në dialog, në të cilin diskutohet për Asociacionin, është i mirëpritur, por se dialogu është e vetmja platformë ku duhet të zhvillohet diskutimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Rama me asocacionin 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në intervistën për Reuters-in se askush përveç komunitetit serb nuk ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Vuçiç përmendi se propozimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë paraqitur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe disa organizata joqeveritare.

“Asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë çfarëdo propozimesh. Propozimin e japin serbët dhe Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiç.

Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën 

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një nga obligimet e Kosovës për të cilën BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë më së shumti, dhe pajtimi për formimin e tij është arritur në vitin 2013, si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por sa më shumë kohë kalon aq më tepër Vuçiç e rrit presionin për ta marrë atë. Nëse deri dje u duk se ai pranoi qetësimin e gjendjes në veri përmes shpalljes së zgjedhjeve të reja, së fundi e mohoi edhe këtë opsion duke i bërë thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë.

 

 

 



22 Comments

  1. Presioni i Vucic eshte thjesht etapa e radhes e operacionit te keq-konceptuar dhe akoma me keq-zbatuar te ca burokrateve me gjasa te korruptuar, dhe rende madje, te Washingtonit.

    Nen “qellimin” per te shkeputur gjoja Serbine Vuciciste nga “ndikimi” rus, ata kane rene dakord te perdorin “karroten” Kosovare dhe pikerisht Mitrovicen e Veriut. Pra kane zgjedhur Kosoven si “kolaterali” qe kenaq palen “nderkombetare” dhe lobistet peshkaqene pas tyre, sidomos ata sorrosiane!

    Te zgjidh me nje “gur” problemin e borxhit miliarda dollare qe ish Serbia socialiste i ka SHBA-ve; njohjen gjysmake te Kosoves por sidomos utopine ombrelle te tyre: rirreshtimit te Serbise krah perendimit dhe perzenie te Rusise nga Ballkani! Keshtu dhe gjenerojne miliarda fonde per tiu kundervene kercenimeve utopike qe gjenerojne ne boshllek vete.

    Dhe aktoret qe kane zgjedhur kane te gjithe nje fytyre: neokomuniste gjenetik nga lindja; servile dhe mediokerr; te korruptuar ne cdo qelize, te paafte dhe imorale, te katapultuar neper partie e qeverie jo per aftesi apo kontribut, por pikerisht per cilesite me lart negative. Dhe per fat te keq kryetare partish dhe shtetesh. Pra Vucic ne Serbi, dhe Rama ne Shqiperi.

    E shkreta Kosove, qe ua rrezoi Thacin dhe derrat e tij hajdute “te luftes” dhe zgjodhi Kurtin qe nuk perkulet e nuk perkulet per tu antaresuar ne klubin te Ballkanit shtet-kapur!!!
    Ka vetem nje pike te forte qe hundet ua thyen te gjitheve, maskat ua gris te gjitheve, dhe puneve i del zot: ajo eshte Kosova dhe populli i saj. Kushdo tjeter, llogarite i ben gabim pse harron dhe me mendjelehtesi shqelmon gjakun mijravjecar te trojeve. Jane keto troje qe kane pare e percjelle jo kokeulur por kryelarte pinjolle tradhetor e te korruptuar si turkofagu Esat Pasha, apo satrapi Zog; kuislingu Mehdi apo diaboliku Enver Hoxha. Edhe kushdo qe misheron keto shtojca te ndyra te bashkepunimit njerzor, me marrveshje “konfidenciale” apo te hapura, fundin do kete njesoj aty ku e meriton: ne hale te gomereve, sic thote populli.

    1. ky zoterija ka nevoj per optimizem psikologjik dhe i duhet qendruar dikush pran se vertet mund te kalojn ose ne arrest shtetror ose arrest kardiak pas hubjes diplomatike strategjike fuqin e mendjes njerzit mund ta perdorin ne dy forma 1 vetem per interes personal apo nje grushti njerzish por duke qen se gjithcka ne zhvillimin e vet ka nje kufi mas dhe tejkalimi fillojn sfidat vertet nje njeri popull mund ta fushtosh permes fuqis antivlerave por jo ti sundosh shperbesh shkatrrosh zhdukesh e e tera vjen momenti dhe te kthehet pas dhe si perballon dot te kaluaren jo me te eces para nje mendje e ndritur qe e vlerson mir gjuhen qe flet te keqen rendimentin e saj dhe te miren begatin e saj pavarsisht si i gjen zhvillimet anon nga e mira haku zhvillon mendimin permes vlerave kulturen dhe per popullin e vet e nderton progresin me energjit e brendeshme pa borxhe pa u hyr tjerve ne hak dhe qendron ballhapet nderohet respektohet begoton popullin e vet mendo pak historin pergjat historis cili nga te padrejtit perparoj padrejtesisht ne kurrizin e popujve tjere dhe nuk u shkatrrua ne kete gjendje ju nuk keni shance te ndryshoni gjendjen per mir as te vetes dhe as te kombit tuaj duke menduar folur dhe vepruar keq ndaj tjerve ndryshe vecse duke ndertuar marrdhenje te brendeshme dhe jashteme me rregull mas drejtesi hak

    2. e kaluara ju terheq pas na ndan e tashmja nje mundesi e armdhmja domosdoshmeri nese do ekzistencen zgjilldomosdoshmerit nese do progresin largohu nga padrejtesija kujdes hakun thotë:

      nese ska zgjillje pa asosacion un them se nuk ka te ardhme progres per serbin pa rishikim te drejtash haku me shqiptaret

    1. Puuu, Sali Berisha shqiptar, var veten me zorrë qeni.
      1- Kush tha për UÇK, se ata janë kriminelë e banda marksiste-leniniste? Sali Ram Berisha.( SRB).
      2- Kush i kërkoi SHBA që Kosova të mos ishte e pavarur, por krahinë autonome, me varësi nga Beogradi? SRB.
      3- Kush ju gjend Sllobodan Milosheviçit, kur gjithë bota ja preu furnizimin me naftë, për tanket dhe avionët? SRB.
      4- Kush ju bënte thirrje kosovarëve, mos firmosni në Rambuje, për çlirimin e Kosovës nga NATO? SRB.
      5- Kush bënte thirrje për ndalimin e bombardimeve mbi Beograd, sepse po vritej populli i pafajshëm serb? SRB.
      6- Kush futi në burg Hashim Thaçin, Tahir Pajazitin dhe heroin legjendar Adem Jasharin më 1996? SRB.
      7- Për të gjitha këto, presidenti i i Kosovës Ibrahim Rugova, deri sa vdiq, nuk pranoi ta takonte SRB, bile në vitin 2001, nuk e lejoi në doganën e Morinës, që të hynte në Kosovë.
      Ja dhe sot, kur gjithë bota po lufton të bind komunistin marksist-leninist Albin Kurti, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, SRB del kundër gjithë botës dhe i thotë Albinit, bjeri Serbisë se për 24 orë, kosovarët janë në Tiranë, Paris, Berlin, Romë. Athinë dhe Londër.
      Turp e marre e faqja e zezë, për dhandrrin e shkies.

  2. “The President, the Soccer Hooligans and an Underworld ‘House of Horrors’” – eshte artikulli i prestigjozes The New York Times mbi mafien huligane te Vucic ne Serbi dhe krimet horror te saj nen mbulesen e tij. Beni mire ju te medias ta gjeni, perktheni dhe publikoni per opinionin publik. Dhe te kuptoni qe ti ofrosh mbeshtetje kryehuliganit kasap te Serbise, Vucic, eshte pertej imagjinates!

  3. Qe ne titull plot me gabime “persionin” , per te mos folur per fjalen “asocacion”. Fletushke interneti mbushur me urrejtje e pa ide.. Me fjale pa sens e teori akoma ne teper.. VK rrjedhim i shoqerise gjysem analfabete qe eshte krijuar..

    1. Ske faj në fakt. Të paditurit ose injorantët janë me shumicë në kryeministri me kapacitet njëqelizori dhe në bashki me veliajn me fjalor prej 200 fjalësh ku fjala lali përsëritet çdo 5 fjalë.
      Pak rëndësi ka injoranca e ridhjerjes në krahasim me thikat pas shpine kosovës

      1. Jom dakord per Injorancen ne Kryeministri sikurs edhe per Veliajn.. por do isha kurioz nese do behej nje referendum sot, sa % do votonin Kurtin duke patur parasysh qe USA mund te lere kosovaret te luftojne haptas me Ushtrine Serbe..Nuk eshte mire te besh llogarira duke u fshehur pas ushtrise se dikujt tjeter..Kosovaret le ti thone USA te iki dhe te mbajne vete ushtrine dhe ekonomine..askush nuk i ndalon..

  4. Ka punuar shume kryem…i yne. Sa ne Vlore sa ne Tirane, sa ne Durres ne Elbasan, sa ne Korce sa ne Shkoder, sa ne TV sa ne rrjete sociale…. ama keto muaj ka qene fort i fokusuar ne draftimin e “asocacionit” te serbeve?!?!? Si puna e shokut Enver qe bente nga nje veper ne vit. Mire qe mashtrues me nam por budallallekun dhe sidomos injorancen ligjore e ka per zemer. Me Kushtetute dhe ligje mender ka fshire menderen. Madje del dhe mburret qe ka kryer funksione ne shkelje dhe kundershtim teresor me to duke draftuar akte qe nuk i ka as per tager, as per kompetence le e le per juridiksion. Por shkon edhe me tutje: i ka kryer ne nje proces “konfidencial” te fshehte ne bashkepunim me “grupe nderkombetare konfidenciale”! Dhe mbase shurraket qe ka rreth e rrotull nuk i kane spjeguar “mjeshterit” sic del tashme te “operacioneve te fshehta” tipike sigurimse. Qe “konfidencial” ne Shqiperi klasifikohet nje lloj informacioni sipas ligjit per sekretin shteteror. Shkurt hesapi ka kryer aq shume krime te renda dhe atentate kushtetuese sa edhe me bajgat prokuror do ziheshin ngushte dhe ne turp nese nuk nisnin nje hetim. Zot na ruj nga dambllaja.

  5. Mjafton të përmend se si dhe pse e adhurojnë Kurtin një pjesë e kosovarëve. Ata shkruajnë (pak vëmendje dhe durim, ju lutem): “Llajcak dhe Borrel jan të orkestruar që të punojn kundër interesave të Kosoves”, “kta dy njerez jane armiq te Kosoves”, “Kto jan Te Paguar Nga Serbia”, “kta dy jon mat kqi se shkiet”, “Nime me 3 shkije je tu bisedu o Albin. Allahu t forcoft”,

    1. Kjo punë kështu do vazhdojë.Dhe për ndërkombëtarët nuk është e lehtë me trashëgimtarët e Milosheviqit.Perderisa vazhdon lufta në Ukrainë dhe nuk dihet qartësisht kur e si do përfundojë kështu do tërhiqet zvarrë dhe problemi i veriut të Kosovës.Sepse serbët gjithnjë kanë qenë shkaku dhe e keqja e Europës shkaktarja e konflikteve dhe luftrave se kanë pasur pas perandorinë ruse. Nëse kjo perandori e së keqes nuk shkatërrohet dhe e keqja Serbi do vazhdojë në politikën e saj hegjemoniste. Këtë e dinë dhe Amerikanët prandaj e përkëdhelin atë.Por sigurisht dhe Kurti e di dhe bën lojën e tij për t’u zgjatur kështu kjo punë si e vetmja arësye në pritje të përfundimit të konfliktit Ukrainë Rusi që të shpresojmë e urojmë të përfundojë në favor të Ukrainës për atë në radhë të parë, për Kosovën e Europën mbarë.

  6. Shitblerje votash në Kavajë, 39-vjeçari që mbështeste “BF” ra në “rrjetën” e SPAK pas përgjimeve telefonike

  7. Shitblerje votash në Kavajë, 39-vjeçari që mbështeste “BF” ra në “rrjetën” e SPAK pas përgjimeve telefonike,lexoni Goni alias Gimi se keta cecene keshtu funksionojne qe te marri byrek me llalle,kete pune bente dhe xixa me stalinin

  8. Tirania e burrecëve të Tiranës
    Të gjithë ju, mjerisht më së shumti burra, që përmendni emrin tim me shkujdesje të plotë nēpër studiot televizive apo kamaret e ekraneve ulur mbi luksin e shtëpive tuaja, me bulçitë të fryra nga nginjja e ndërkeqja politike që ju ka zënë, me krahēt e hapur e të kreshpëruar e nënsqetulla që ju mbajnë erë edhe nga ekrani e që jeni të merakosur shumë për fatin e Partisë Demokratike

  9. S’ka asociacion pa njohur pavarësinë e Kosovës. S’ka republika Serbska brenda Kosovës. Me draftin e Asocacionit të Ramës le të fshijnë bythën. Kosova është Shqipëri. Kurti të vazhdojë rezistencën pa bërë teatër. Asnjë lëshim Serbisë se nuk ka çfarë t’i bëjë Kosovës. Pavarësia e Kosovës është në interes të BE dhe SHBA. Ça kuptimi ka që SHBA nuk i vë sanksione Serbisë që nuk distancohet nga Rusia por bashkëpunon me të? Pra nuk i vë sanksione Serbisë dhe i vë sanksione Kosovës se mbron sovranitetin e saj?! Ça lesh asocacioni duan serbët? Ça të drejtash po iu mohohen? Asnjë. Le të marrin pjesë në zgjedhje vendore dhe të zgjidhen kryetarë komunash po kanë votat. Kaq. S’ua mohon njeri. Duan qiqra në hell. Duan republikë brenda republikës. Shkoni pirdhuni, bastardë serbë! Asnjë lëshim nuk do bërë edhe sikur të jetë fundi i botës. Boll kanë luajtur fuqitë e mëdha me fatin e shqiptarëve dhe kanë copëtuar trojet shqiptare përgjatë historisë. E për çfarë? Për serbët, që kanë ndryshuar mbiemrat e tyre duke i vënë prapashtesa viç, çiç, dhe iç? Qesharakë! Një prerje të gjithë. Edhe kisha serbe është thjesht një maskaradë priftërinjsh të korruptuar, spiunash dhe homoseksualësh. I harroi BE dhe SHBA gjenocidin serb në Kosovë? Apo përdhunimet masive që bënë gjatë luftës? Boll është toleruar Serbia. Boll pazare për stabilitet në kurriz të demokracisë dhe sovranitetit!
    ENOUGH IS ENOUGH!

    PS: Rama që fton në Tiranë filarmoninë e shtetit Serb në kuadër të Ballkanit të shqyer, se na kishte marrë malli shumë, mqs filarmoninë e Kosovës e kemi dëgjuar përditë!

  10. në kushtet e anonimatit dha këtë përgjigje:

    “Shumë persona në Aparatin Qendror nuk e duan Vlora Hysenin në krye të SHISH. Arsyeja. Nuk ia gjejnë dot mikun për t’iu shpëtuar lëvizjeve e vijuar së qëndruari në shërbim jo në bazë të meritokracisë por si shpërblim për favore ndaj politikës. Sulmet kanë ardhur nga punonjës në Aparatin Qendror të cilët dërgojnë informacione në formën e Fake News ose të ekzagjeruara tek Sali Berisha dhe Flamur Noka”.

    1. Si duket ” I paemër” paska burime nga brenda “Aparatit” per aparatcinjte qe spiunijne ke Sala. Interesante kjo. Por me teper interesant eshte qe “I paemër” si duket do kete qene deshmitar i dores i “meritokracise” se Vlores qe justifikon te themi me te drejte levizjet e jo meritokrateve, sic raporton “I paemër” !! Me gjasa i referohet rekordt zyrtar ne Kosove mbi shkarkimin e saj per …meritokraci.

  11. Vucic Pasha krye lopa,
    i hyn Ameriqise topa me topa,

    Asociacionin po ja kerkon,
    biles shpejt sa nuk eshte von,

    se me nje fjali- Ika tek Rusia,
    i heq breket shpejt Ameriqia,

    sa te jete Biden shurraqi president,
    Serbia eshte tere gaz e tere shend,

    se kurre nuk ka gjet Serbia me mire,
    se sa ket Administrate-Biden Kellire,

    qe permbys po bie per kete Serbi,
    se mos “na ben aleance me Rusi”

    Ajo Serbia ore Biden shurramani,
    koken e zemren e ka te Rus-Ivani !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *