• |
ide | kryesore

Ndërhyn Ronaldo, ofertë shokuese për Max Allegri: takim në Montekarlo, Juventus në pritje

-Instant, Sport
Allegri



Nuk kanë kaluar shumë ditë që kur Administratori i Deleguar Scanavino konfirmoi Max Allegri në krye të Juventus. Vetëm se në orët e fundit gjërat kanë ndryshuar papritur. Trajneri toskan është kontaktuar nga Riad, për të kuptuar gatishmërinë e tij për t’u larguar nga Juventus. Idea është që Allegri të transferohet në Arabi, falë një oferte ekonomike monstruoze. Një takim pritet në orët e ardhshme në Montekarlo për të mbyllur marrëveshjen sido të jetë përgjigja. Ndërkohë, Juventus po mendon për Tudor ose Conte si pasues.

OFERTA SHOKUESE PËR TEKNIKUN ALLEGRI

Sot në mëngjes Gazzetta dello Sport publikoi lajmin e bujshëm. Allegri tentohet nga petrodollarët e Arabisë Saudite. Shifrat nuk dihen ende (flitet për 3/4-fishin e pagës aktuale prej 7 milionë euro neto). Madje as skuadra e interesuar, por i dyshuari kryesor është Al-Nassr i Cristiano Ronaldo. Portugezi ka një mardhënie shumë të mirë me ish-teknikun e tij dhe ishte motivi përse u shkarkua Rudi Garcia disa muaj më parë. Një mundësi, por më e vogël, është Al- Hilal që prej disa kohësh kërkon më kot ish-trajnerin e Brazilit, Tite.

Lexo më tej: “Një tjetër nuk do kishte 69 pikë, por 50”. Allegri bën llogaritë: “Një sezon kështu nuk ia uroj askujt”;

Duhet kuptuar nëse Allegri do të vendosë të largohet nga Torino, ku jeton familja e tij. Më parë, ai ka hequr dorë nga ofertat që vinin nga Premier League, por në Riad janë të bindur se kanë argumente të shkëlqyera. Sonte në Montekarlo është planifikuar takimi që do të vendosë të ardhmen e teknikut Allegri. Sipas gazetës rozë, emrat e pasardhësve të tij të mundshëm janë dy ish: Igor Tudor dhe Antonio Conte. Juventus synonte të vazhdonte me Allegri (shkarkimi i tij dhe punësimi i një trajneri të dytë do të rëndonte shumë në arkën e klubit). Por nëse Allegri do të largohet, gjërat do të ndryshonin në mënyrë drastike. Një lëvizje që do t’i lejonte Zonjës së Vjetër të kursente më shumë se 40 milionë euro bruto mes trajnerit dhe stafit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *