• |
ide | kryesore

Shpërndanin drοga të forta, vihen në pranga 2 turistë anglezë në Dhërmi

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy turistë anglezë janë vënë në pranga pasi u kapën duke shitur droga të forta në Dhërmi. Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ambienteve ku G. S., 38 vjeç dhe R. B., 28 vjeç ishin akomoduar, u gjetën një sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate). Ata ishin të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare. Ata ndanin drogërat kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. në kushtet e anonimatit dha këtë përgjigje:

    “Shumë persona në Aparatin Qendror nuk e duan Vlora Hysenin në krye të SHISH. Arsyeja. Nuk ia gjejnë dot mikun për t’iu shpëtuar lëvizjeve e vijuar së qëndruari në shërbim jo në bazë të meritokracisë por si shpërblim për favore ndaj politikës. Sulmet kanë ardhur nga punonjës në Aparatin Qendror të cilët dërgojnë informacione në formën e Fake News ose të ekzagjeruara tek Sali Berisha dhe Flamur Noka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *