• |
ide | kryesore

Zbulohet “shtëpi bari” në Spanjë, 3 shqiptarë të arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Zbulohet "shtëpi bari" në Spanjë, 3 shqiptarë të arrestuar



Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanë dhe kanë arrestuar tre rinj shqiptarë.

Bimë kultivoheshin brenda një ndërtese industriale në Crarer s’Alemanya. Të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 24 vjeç. Sipas mediave të huaja, shqiptarët ishin mbyllur brenda në ndërtesë në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen e fqinjëve.

Gjatë operacionit policor u gjetën dhe sekuestruan 4000 bimë marijuanë që vlerësohen rreth 200 mijë euro. Sakaq u zbulua një tunel për të fshehur sasitë e drogës në raste emergjente dhe kishin krijuar një përrua rreth 80 metër i gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *