• |
ide | kryesore

Mllefi i Gazment Bardhit/ Çfarë kërkon djali plangprishës i Lulzim Bashës

Kryesore, Lajme
Lulzim Basha Gazment Bardhi



Një nga kuajt e betejave të Lulzim Bashës brenda në parti, Gazment Bardhi ka marrë trajtat e rebelit këto ditë brenda PD-së së vulës, që duket e destinuar të tkurret në qerthullin e inateve të brendshme.

E ka hedhur pas krahëve kohën kur e ndiqte Lulzim Bashën me verbërinë e një bindjeje, që buronte nga mirënjohja për atë që i hapi dyert e politikës, duke e emëruar përkohësisht ministër drejtësie.

Si në rastin kur mbrojti qorrazi Kuvendin e 18 dhjetorit, një aktivitet ku 5005 delegatë u tha se mund të uleshin në një sallë me 1958 karrige. Si atëherë kur pranoi të kalojë në heshtje një dorëheqje të Bashës që nuk u zyrtarizua kurrë, pas të cilës pranoi të ngrijë organet e Partisë Demokratike, për sa kohë Enkelejd Alibeaj vetëquhej kryetar.

“Jam i shqetësuar për legjitimitetin e kryetarit të ri të PD nga një proces që ka pikëpyetjet e veta, do ishte vrastare, futja e PD në një tjetër ngërç që vë në pikëpyetje legjitimitetin e institucionit”, deklaroi sot në media.

Me të njëjtën kokëfortësi që i përgjigjej dhunës verbale të militantëve të Berishës, Bardhi kundërshton sot falsitetin e rikthimit të Lulzim Bashës si kryetar.

Por sipas llogarive që ka bërë prej kohësh, Basha do të jetë kryetar pas zgjedhjeve të 29 Korrikut. Edhe pa Bardhin, edhe pa grupin e deputetëve që nuk e mbështesin më.

Lexo edhe: Zgjedhja e kryetarit/ Si u nda PD e vulës nga rikthimi i Bashës

Lexo edhe: Plani i Bashës, që i la me gisht në gojë Bardhin e Tabakun

Kërkesa e tyre është që vendimet t’i marrë Këshilli Kombëtar. Vendimet e rëndësishme të partisë duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar. E po ashtu është Këshilli Kombëtar është ai i cili miraton Komisionin Zgjedhor që do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në parti.

Neni 53 i Statutit thotë se anëtare të këtij komisioni propozohen nga Kryetari i PDSH-së, emërohen nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar. Antarët e këtij komisioni kanë kaluar tashmë me Berishën dhe Basha ka komanduar disa emra të përkohshëm.

Bardhi e ka të qartë që Këshilli Kombëtar nuk mblidhet dot, pasi edhe aty një pjesë e mirë e antarëve janë larguar dhe kjo do të kërkonte zgjedhje të krerëve të degëve, një rrjedhojë që e bën të pamundur të gjithë procesin.

Praktikisht Këshilli është thuajse inekzistent për shkak të largimeve masive drejt Berishës. Në PD e vulës, edhe degët e partisë janë shkrirë. Jo më kot, nuk u arrit të gjendeshin kandidatë për pjesën më të madhe të bashkive të vendit. Një parti pa antarë, kërkon kryetar.

Në këtë situatë, Bardhi i ka dhënë zë atyre që nuk gjejnë më asnjë kuptim në atë që po ndodh.

Në këtë konfuzion politik, Basha është një hap para.

I kishte llogaritur të gjitha; edhe vendimin e gjykatave që do t’ia rimerrnin vulën Berishës, edhe humbjen e Berishës në zgjedhje, edhe mbajtjen përreth tij të një grushti besnikësh që janë gati të luajnë të njëjtën lojë të betejave, që sapo kanë filluar përballë Edi Ramës.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë, argumentat e Bardhit, Tabakut, Sulës, Korreshit e të tjerëve morën si përgjigje një breshëri sharjesh dhe shantazhesh rruge. Në fund, mbeten pakicë.

Farsa, tek e cila Bardhi dhe deputetët e vulës nuk gjejnë më kuptim, do të vazhdojë. Partia pa antarë, do të ketë një kryetar./Lapsi.al


12 Comments

  1. Gazi do një vend të sigurt për deputet . Puna është që sdalin votat as për bashën si i pari i listës në të.tërë shqipërine

  2. Mosmirnjohja, kokfortesia e nje perversi per te mos thene me shume dihen. Bardhi nuk kerkon shpetimin e PD por zgjatjen e agonise se saj me qellimin final legjetimimin e Berishes dhe Metes si e vetmja opozite perballe Rames. Cfare do sillte nje situate e tille…nje 14 Maj tjeter dhe kjo vetem se i do suma Bardhit &co. Jo kjo katastrofe sduhet te ndodhe.

  3. Jeni bere me keq se Per’puthen!

    Se si Portokalli u be kohe qe nuk jeni me. S’na beni me as me qesh.

    Ore jemi seriozisht ne merak per ju.

    Nuk ka ndodh ne ndonje vend te botes qe Partia me e madhe Opozitare te beje vetevrasje ne kete fare feje.

    Gjithsesi vecse revolucioni i brendshem e zgjidh kete ceshtje. Por ndoshta edhe Gaz Bardhi… Provojeni nje here me Gazin se duket djale i pergatitur.

  4. Gjysma e PS se Berishes kane dale nga “burgu” PD i drejtuar nga Berisha dhe jane dehur nga lirija. Eshte normale te shohim keto shernaje banale me kohe gjerat do normalizohen dhe shpresoj qe kjo pjese e PD te nxjerre nje lider qe te frymezoj e te ngjalli shprese te shqiptaret.

  5. Komente limonade per bulembajtesit me gjykaten Ramiste, qe ne figure na shiten parti, por jane funderina partie, me mangesi demokracie. Kjo u vertetua ne mbledhjen e fundit .e kryetarin e fshehur te tyre. Koke fortesia Bashiste e grupit te tyre, me shume eshte disfatiste se optimiste, sepse demokratet , e ye pa kenaqurit nga ky sistem jane bashkuar e do bashkohen vetem me njePD,ate te shumicesqe .e ringritjen e saj me reformat e rregullat e reja statutore do forcoje e do unifikoi bashkimin e te gjithe demokrateve e simpatizanteve vetem me te verteten e realitetin.,Vulistet jane bere qesharake e marioneta te pushtetit me qendrimet e veprat e tyre. Ata, deputete, apo ndonje qe ndjek ako.a te deshtuarin Basha, per habi po tregohen guake ne kete kohe demokracie jo pushteti por partie qe te qendrojne menjane kur shumica e ka nisur e do ta perfundoi .isionin qePDja te jete shumice e shpresa per rrezi.in e monizmit rilindas.Kush e arrin me kohe afrimin per kontributPDja eshte e hapur, e aty te ballafaqojne mendimet, propozimet, kush ka shu.icen me vote, ata ta drejtojnr. Keto kerko, e jane rregullat e partise qe eshte me demokratike .e programin e saj.KOHA NUK PRET.

  6. Përkundër propagandës së Albin Kurtit dhe trushpëlarve, e vërteta në dritë të diellit është se në këtë konflikt, aleati më i mirë i Aleksandër Vuçiq është Albin Kurti, kurse Shqipëria është në një linjë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, siç e ka detyrë të jetë. Shqipëria nuk e mbron dot Kosovën pa ndihmën e Perëndimit dhe akoma më keq, nuk ka pse e mbron Albin Kurtin në rrugën e marrëzisë kundër Perëndimit.

  7. Komente limonade per bulembajtesit me gjykaten Ramiste, qe ne figure na shiten parti, por jane funderina partie, me mangesi demokracie. Kjo u vertetua ne mbledhjen e fundit .e kryetarin e fshehur te tyre. Koke fortesia Bashiste e grupit te tyre, me shume eshte disfatiste se optimiste, sepse demokratet , e ye pa kenaqurit nga ky sistem jane bashkuar e do bashkohen vetem me njePD,ate te shumicesqe .e ringritjen e saj me reformat e rregullat e reja statutore do forcoje e do unifikoi bashkimin e te gjithe demokrateve e simpatizanteve vetem me te verteten e realitetin.,Vulistet jane bere qesharake e marioneta te pushtetit me qendrimet e veprat e tyre. Ata, deputete, apo ndonje qe ndjek ako.a te deshtuarin Basha, per habi po tregohen guake ne kete kohe demokracie jo pushteti por partie qe te qendrojne menjane kur shumica e ka nisur e do ta perfundoi .isionin qePDja te jete shumice e shpresa per rrezi.in e monizmit rilindas.Kush e arrin me kohe afrimin per kontributPDja eshte e hapur, e aty te ballafaqojne mendimet, propozimet, kush ka shu.icen me vote, ata ta drejtojnr. Keto kerko, e jane rregullat e partise qe eshte me demokratike .e programin e saj.KOHA NUK PRET.1

  8. Albin Kurti eshte me shqiptar seRama, sepse vella i ka thene Rama Vucicit, kurse Kurti i tregoi kufirin me ligj e kushtetute atij.Kurti beri ate qe e urdheroi europa e perendimi,,,, e ndodhi qe nje puc serb, e kombinim politik, na e quajne sot Kurtin anti perendimor.kurti nuk di te perqafoi e doravise ambasadore. Kurti nuk di te korruptoi drejtore te rendesishem ne departamentin e shtetit Amerikan. KUrti nuk eshte megalloman, kapadai me popullin e tij, ai nuk prek demokracine e vendit tij, eshte shume here me kryeminister per vendin e tij se Rama qe kerko te na beje vasale te Serbise.Rama eshte nje Esat pashe i sotem ne mardhaniet nder ballkanike.Historia do e tregoi poshtersine e ketij njeriu me shpirt kafsherie.

  9. E gjithë kjo histori e “përçarjes” së PD zyrtare, e ka burimin në deklaratat e disa herëshme të Z.Berisha që “UN” nuk do ti pranoj kurrë në “Partinë time” Lul bravën e Ali beun kurse të tjerët e kanë rrugën të hapur që të vihen në komandën time.
    Lapsi do të bënte mirë që të analizonte këto nofka që ju ka vënë Z.Berisha dy ish ministrave të tij që i ka cilësuar dikur si më të aftët.
    A nuk të kujton kjo portretin e Ramës, që kur arrestohen ministrat e tij më të preferuar, i quan si “dru i kalbur” i partisë ?,
    Mjafton të kujtohemi se është paradoks që një “bravëthyes” akuzon dishepullin e tij si Lul brava,
    se është mbrojtur ndaj këecënimeve të tij për ta hedhur “me pekule” në Lanë,
    Ndërkaq lideri i “të djathtës konservatore” me nofkën që i vë Z. Enkelejd Alibeaj si “Ali-beu”, dëshmon me këtë urrejtjen që ai vazhdon ta ketë si komunist i vjetër, ndaj bejlerëve patriotë rilindas, që bënë historinë e Shqipërisë, pa shkuar tek Skënder-beu , të shkojmë te Ismail bej Qemali ?
    Në të gjithë retoriken e tij arkaike me fraza parazitare “më kupton ti” apo “un do tju thom juve” të Z. Berisha, dominon tendenca e “unit”.
    “Unë kam bërë këtë e ate , unë po bëj këtë e ate e unë do të bëj këtë e ate.”
    Shqiptarët vuajtën për gati pesë dekada nga një udhëheqës diktator si Enveri e po vuajnë për një dekadë nga diktatori “modern” Edveri, pikërisht nga fetishizmi i i kultit të tyre.
    Megjithëate, kushtëzuar nga sistemet shtetërore , monizmi e pluralizmi politik, edhe diktatura e tyre nuk është e ngjashme, por ama asnjeri prej tyre nuk është dëgjuar të thotë vetëm unë e unë por me zgjuarsi apo dinakëri kanë folur në emër të partisë.
    E keni dëgjuar Berishën sidomos këto dy vitet e fundit që të përmendë partinë ?
    Jo e jo por veç fjalën unë e shpesh flet në mënyrë komike edhe në emër të Sali Berishës, duke e cituar vetë emrin e tij.
    E kam dëgjuar një herë që me pompozitet të deklarojë se “Unë jam Sali Berisha” sikur të thoshte “unë jam perëndia” e që këtu u trondit respekti që kisha për te si lider i partisë së parë opozitare kundër sistemit monist e diktatorit komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *