• |
ide | kryesore

Haaland, foto që po çmend tifozët: nga ‘skilipec’ në ‘Hulk’ në vetëm dy muaj

-Instant, Sport
Haaland



Quajeni “Haaland i pabesueshëm”. Fenomeni norvegjez, një makineri autentike e golit dhe problem i pazgjidhshëm për mbrojtjet kundërshtare, tani ka një veçori të re. E që ndoshta e bën edhe më të pandalshëm: muskujt e… Hulk.

Një ndryshim rrënjësor, edhe pse rezultati nuk ndryshon. Siç shihet edhe nga foto, sulmuesi i Manchester City praktikisht është “transformuar”. E kjo ndodhi në vetëm dy muaj! Po, sepse imazhi i majtë daton në prillin e kaluar, kështu që “transformimi” duket edhe më i pabesueshëm. Konkretisht bëhet fjalë për fitoren e Citizens ndaj Arsenal, që në fakt i hapi rrugën pushtimit të Premier League. Ndërsa fotoja tjetër është realizuar pas triumfit në Champions League ndaj Inter. Të gjitha në më pak se gjashtëdhjetë ditë. Por nga ana tjetër, dihet: Haaland është një superhero. Në fushë dhe, me sa duket, jo vetëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)

HAALAND, ÇFARË MUSKUJSH… TË TEPËRTA MADJE?

E pastaj është ana tjetër e historisë. “Është në rregull të jesh kampion dhe të kesh aftësi të jashtëzakonshme, por kjo është e tepërt!”. Kështu kanë menduar shumë tifozë, të cilët e kanë konsideruar fotomontazh imazhin në fjalë: e pamundur të jetë e vërtetë. Por padyshim që skeptikët morën një përgjigje nga fjalët e Francesco Acerbi, mbrojtësit të Inter që e markoi në finalen e Stambollit: “E gjeta dyfishin e atij që ishte kur e sfidova në kohën e Dortmund. Ai është një sulmues i mrekullueshëm, por me punë ekipore ne arritëm ta ndalonim”.

Lexo më tej: FOTO/ City gati kampion, Haaland kërkoi një stilolaps: “korigjimi” i këpucëve me taka bën xhiron e botës

Nuk ka dyshim për një gjë, megjithatë: Haaland pati një sezon të jashtëzakonshëm, përtej çdo logjike. 52 gola të shënuar në 53 ndeshje, duke fituar Champions League, Premier League, Fa Cup dhe madje edhe Këpucën e Artë. Një vit për ta vënë në kornizë. E tani ai është gati të evidentohet edhe me kombëtaren e tij, Norvegjinë, në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Në këtë pikë, pothuajse ia vlen të shpresohet që ai të shënojë dhe të heqë fanellën… kështu që mund të shihet se si është gjendja reale e muskujve të tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *