Në pritje të kalimit në duart e Katarit, Manchester United është gati për një fushatë blerjesh faraonike. Djajtë e Kuq kërkojnë të ngushtojnë hendekun me kushërinjtë e City, fitues të freskët të një triplete të frikshme. Manchester United i ka hedhur sytë nga Theo Hernandez, një nga senatorët e pikat e forta të Milan. Nëse sondazhet konkretizohen me një ofertë, ajo duhet të jetë të paktën 60 milionë euro për t’u marrë në konsideratë. Praktikisht, trefishi i asaj që shpenzuan kuqezinjtë në verën e 2019: 20 milionë për ta marrë nga Real Madrid. Mbrojtësi i krahut nuk është në shitje, por një ofertë veçanërisht e rëndësishme duhet të merret parasysh. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “La Gazzetta dello Sport”.
Theo Hernandez është një nga pikat e forta të Milan dhe shifra që ai do të sillte në arkat e klubit do të përdorej për të marrë zëvendësuesin e tij dhe për përforcime të tjera. Në shkurt 2022 Theo rinovoi kontratën deri më 30 qershor 2026, duke rritur pagën nga 1.5 milionë në 4. Një shifër që sigurisht nuk e tremb Manchester United. Djajtë e Kuq mund t’i ofrojnë francezit një pagë shumë më të lartë, ndoshta duke iu afruar dyfishimit.
Lexo më tej:Video/ Dribloi në të gjithë fushën për 12 sekonda: goli i çmendur i Theo Hernandez merr mesazhin e Leao
AVANTAZHI I MILAN
Theo Hernandez po bën shumë mirë në Milano, si brenda dhe jashtë fushës. Në terrenin e lojës ai është një pikë e fortë dhe me Leao formon një aks të pandalshëm. Jashtë saj ai ka ndërtuar familjen me partneren e tij Zoe dhe këtu erdhi i parëlinduri i tyre, i vogli Theo Junior. Por rrugët e merkatos janë të pafundme dhe tifozët kuqezi nuk mund të flenë të qetë. Tani për tani situata është në fazën e sondazheve. Megjithatë, nëse anglezët vendosin të fundosin goditjen, për Milan do të ishte e vështirë të rezistonte me këto shifra.