• |
ide | kryesore

Video/ Muriqi nuk mjafton, Kosova rrëzohet në Bjellorusi: Anglia ‘tërmet’ ndaj Maqedonisë, ja rezultatet

-Instant, F1, Sport, Video
Kosova

Alain Giresse është në telashe, Kosova e tij nuk di të fitojë. Pas tre barazimeve radhazi, transferta e Bjellorusisë shkoi edhe më keq. Vendasit janë imponuar 2-1, me Dardanët që pësuan dy gola në dy minuta. Penalltia e Muriqit, tre minuta nga fundi, erdhi shumë vonë për të marrë rezultat tjetër. Kualifikimi bëhet një mirazh që në fillim, ndërsa tekniku francez dicka duhet të rregullojë. Në ndeshjet e tjera kualfikuese të mbrëmjes spikat goleada e Anglisë. Tre Luanët shënojnë 7 herë në portën e Maqedonisë së Veriut. Fiton edhe Franca pas 14 minutave shtesë, duke u imponuar 1-0 ndaj Greqisë.


Vendi i katërt me tre pikë në Grupin I për të besuarit e Alain Giresse. Kosova del e mundur nga Bjellorusia, pa e provuar ende fitoren në këto eliminatore. E të mendosh që zotërimi i topit ishte i gjithi në favor të Dardanëve, që nuk konkretizuan dot atë që krijuan. Pavarësisht rasteve të shumta asnjëra prej ekipeve nuk arriti të shënonte pjesën e parë. Gabimet individuale shembën shpresat e skuadrës së teknikut francez, pikërisht kur Kosova ishte më kërkuese për të gjetur golin. Një gabim flagrant në pasimin prapa i mbrojtësit Kryeziu i dha mundësinë e avantazhit bjellorusëve. Në minutën e 73’ Morozov zhbllokoi ndeshjen, ndërsa i preu këmbët miqve në momentin e tyre më të mirë. E pas 2 minutash Ebong dyfishoi rezultatin për ta bërë të pakthyeshëm.



Goli i vetëm për Kosovën u shënua nga Muriqi me penallti. Sulmuesi i Mallorca shënoi në minutën e 87′, shumë vonë për të ndryshuar fatet e një ndeshje që mund të kishte shkuar ndryshe. Kosova del e humbur 2-1 nga transferta e Bjellorusisë dhe rrezikon t’i ketë thënë lamtumirë shpresave për kualifikim në “EURO 2024”. Zvicra kryeson Grupin I me 10 pikë, Rumania 8 e Izraeli 7. Shumë për të shpresuar rikuperimin.

REZULTATET E MBRËMJES

Euro 2024 Qualification: Group B
France 1-0 Greece
Ireland 3-0 Gibraltar
Euro 2024 Qualification: Group C
Ukraine 1-0 Malta
England 7-0 North Macedonia
Euro 2024 Qualification: Group D
Armenia 2-1 Latvia
Turkiye 2-0 Wales
Euro 2024 Qualification: Group H
Finland 6-0 San Marino
Northern Ireland 0-1 Kazakhstan
Slovenia 1-1 Denmark
Euro 2024 Qualification: Group I
Belarus 2-1 Kosovo
Israel 2-1 Andorra
Switzerland 2-2 Romania



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *