• |
ide | kryesore

Mbyll punimet Këshilli Kombëtar i PD-së, miratohet Komisioni Zgjedhor për 29 Korrikun

Lajme, Të fundit



Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Megjithëse takimi u bojkotua nga 17 deputetë, anëtarë të Kryesisë së PD-së, grupimi i Bashës ka mundur të miratojë komisionin zgjedhor që do të çojë demokratët drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.

“Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.

Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian”– thuhet në rezolutën e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Përmes një deklaratë për shtyp, blutë njoftojnë edhe plotësimin e vakancave në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës duke zgjedhur anëtarë: Artan Murrizi, Marinela Ziu, Edlira Devolli, Rezart Kthupi.


14 Comments

  1. Fjalimin e rastit e mori shoqja më e re demokrate, e sapoanetaresuar, shoqja Yuri Kim.
    Ajo po iken….. po kurre s’do ta harroje Partine Demokratike te Firmes.

    Takimin e pershendeti me trokitje gishtash ne tavoline “online” shoku Pablo Escobar

  2. varikarsat e vules se rames qenkan mbledhur per te emeruar pupacin e vules se rames , pra lul braven!

    shkoni vritni veten o qelbesirat e rames

  3. Nje parti me vule, qe ndjek protokollin, respekton strukturat, ben deklarata per shtyp.

    Opozita Europiane qe i duhet vendit.

  4. Keta bejne ham, ham, ham , jo se i ha meraku per PD -ne, jo se i ha meraku per demokracine

    e per Shqiperine, por vetem se nuk gjinden 20-30 ” cuna problematike” qe ti ledhatojne pak

    me ca hunj thane qe te mos kete doktorr tua ndreqi brinjet.

  5. Kjo pd po ndan grada dhe per te mbaruarit e fundit qe kane mbet aty. Vari leshte. Kur mbyllet cikli me i forti qendron. Komunistat dolen fare e forte mja qivja temen. Te politikes, te miqesise me rusine kur ishte i forte, me usa tani. Respekte

    1. Jo vetem te forte, por edhe larg-pames per fatet e vendit.

      Imagjino sikur gjate luftes se Dyte boterore te kishim shkuar me mendte e te ashtequajtur se djathte nacionaliste dhe kolaboracioniste me fashistet e nazistet.

      Pas Lufte Shqiperine do ta kishte ngrene te gjalle Greqia ne jug dhe Jugosllavia ne Veri.

      Do kishte mbetur vecse trekendeshi Haxhi-Qamils Tirana-Elbasan-Kavaje sa per meshire.

  6. Kanë marë gjithë familjarët e tyre për të plotësuar numrin por ama s’ju mjaftoi se ishin 1/4 e numrit total. Të gjithë kanë ikur.

  7. Komisioni u perbeka nga figurat me te larta te PD nder vite. Tamam opozita qe i duhet vendit (nenkupto Rames)

  8. Ne votimet per Kryetar do ftojne dhe Edi Ramen qe te mbaje nje fjalim ndihmues per Kandidatin luli.

    Luli I felliqur, kerkon te vazhdije ne politike.

  9. Cfare ndryshimi ka metodike e partise se vules me foltoren ne fund fiton kryekari partise dhe shkon ne zgjedhje dhe humbasin prape,vitet kalojne dhe opozita coptohet,salih ke makate te medha ne parti tregoji te gjitha keto mekate dhe shpeton pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *