• |
ide | kryesore

Newcastle nuk mjaftohet me Tonalin: kërkon t’i rrëmbejë Milan edhe Theo Hernandez

-Instant, Sport
Theo

Paolo Maldini dhe Sandro Tonali janë prova: në Milano askush nuk është i pashitshëm. Kjo është arsyeja pse zërat që qarkullojnë që prej mbrëmjes së djeshme për interesimin e Newcastle për Theo Hernandez trembin tifozët kuqezi. Ata kanë frikë të humbasin një tjetër flamur në një verë që deri tani ka qenë shumë e dhimbshme nga pikëpamja sentimentale. Për të rrëmbyer mbrojtësin francez nga Milan duhet sigurisht një ofertë faraonike. Kuqezinjtë nuk futen në bisedime pa 100 milionë, por burimet ekonomike të anglezëve janë të pakufizuara.


Ish-lojtari i Real Madrid (i cili pëlqehet edhe nga Atletico Madrid) po bën shumë mirë në Milano. Theo së fundmi ka rinovuar kontratën me një pagë prej 4 milionë euro neto. Francezi është një nga gurët e themelit të skuadrës së teknikut Pioli, por përballë një oferte treshifrore, klubi i Gerry Cardinale vështirë se do të thoshte jo. Një shitje e mundshme që sigurisht nuk do të pritej me entuziazëm nga tifozët kuqezi. E megjithatë, si në rastin e Tonalit, mund të garantojë hapësirë të mëtejshme manovrimi në merkato.



Lexo më tej: Tonali pranon transferimin te Newcastle: anglezët plotësojnë 80 milionët e kërkuar nga Milan

Të gjitha janë vetëm hipoteza për momentin, sepse siç u përmend operacioni është shumë i vështirë. Por në këtë dritare verore te Milan duket se askush nuk është i pashitshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *