• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aksident, vlore, plagosje, kopsht


Një aksident ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”. Një 22-vjeçar ka përplasur me motor një 11-vjeçare dhe si pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *