• |
ide | kryesore

Grealish, festa të shfrenuara e pushime ëndërrash në Las Vegas: çfarë luksi për anglezin

-Instant, Sport
grealish



Jack Grealish ishte ylli i padiskutueshëm i festimeve të klubit anglez. Ditë pa gjumë, këngë, vallëzim, të qeshura dhe shumë e shumë alkool. Pasi u kthjellua dhe iu përgjigj thirrjes së Anglisë për ndeshjen kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut, ish-lojtari i Aston Villa shijoi një pushim të merituar në një resort luksoz në Las Vegas.

Sezoni ishte emocionues për Grealish që fitoi gjithçka që kishte për të fituar me Manchester City. Pastaj sulmuesi festoi siç duhet për tre trofetë e ngritur këtë sezon, Jack i dha vetes trajtimin e duhur me një festë ëndrrash në Las Vegas. Anglezi mori një suitë mega luksoze në Resort World. Një vilë e vërtetë 650 metra katrorë me çdo rehati të imagjinueshme. Shumë relaks, por edhe disa festa të pashmangshme, veçanërisht ajo në të cilën deejay ishte i famshmi Tiesto.

Lexo më tej: Me kopësht më të madh se Etihad, Grealish blen rezidencën: kompleks prej 6 milionë stërlina

NJË SUITË MBRETËRORE

Duke u kthyer në “dhomëzën” ku qëndroi Grealish, është e nevojshme të jepet një përshkrim i saktë. Siç u përmend 650 metra katrorë, duke përfshirë një sallë hyrjeje të madhe e një dhomë ngrënie madhështore zyrtare. Pastaj katër dhoma gjumi, një dhomë multimediale me kolltuqe stil kinemaje dhe dhomë lojë e kompletuar me bilardo dhe kënd-bar. Tarraca është e pajisur me një pishinë private, spa, kopsht dhe oborr spanjol. Darka me pesë yje, luks dhe trajtime speciale për mesfushorit, që nuk i ka munguar asgjë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *