• |
ide | kryesore

Felajt pushtojnë prokurorinë e Tiranës, kur bëhej bilanci i drejtësisë së re

Arkiva, Kryesore, Lajme
Ermonela Felaj

Kur elita e sistemit të ri të drejtësisë bënte bilancin e vitit që kaloi, në krye të sallës së parlamentit Ermonela Felaj po priste transferimin e të motrës në Prokurorinë e Tiranës.


Kjo e hënë në parlament duhet të ishte dita e reformës në drejtësi. Krerët e institucioneve që nga Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KLP, KLGJ etj dolën njëri pas tjetrit para deputetëve për të raportuar mbi hetimet, arrestimet, vetingun dhe dënimet e gjykatave.



Por paralelisht me seancën në Kuvend po mbahej edhe mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Transferimi i Eranda Felajt, motra e deputetes së PS-së, Ermonelës kaloi me diskutime, sepse Ermonela në të njëjtin institucion ka të emëruar edhe burrin, edhe vëllain, edhe kunatën.

Katër familjarë të ngushtë të deputetes Felaj në një prokurori janë shumë. Një prej antareve të KLP, Nurihan Seiti propozoi shtyrjen e emërimit të Felajt, duke sugjeruar që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjetur zgjidhje. Siç raportoi BIRN, një antar tjetër i KLP-së, Sokol Stojani e quajti lidhje nepotike emërimin e Eranda Felajt.

Keshilli i Larte i Prokurorise

“Ne jemi vend i vogël dhe aty janë disa familjarë në një prokurori. As në diktaturë nuk është lejuar nepotizmi. Papajtueshmëria ambjentale është përcaktuar për të rritur besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është lidhje nepotike,” tha ai.

“Të mos bëhemi qesharakë. Edhe në kohën e diktaturës situata të tilla u trajtuan dhe goditën nëpërmjet humorit, si në rastin e ‘Kunatit të shokut Xhemal”, tha Stojani.

“Ne duhet të kujdesemi për konfliktin e interesit. Kjo kërcet. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur, mund të vijë dhe baxhanaku dhe kunati i motrës” vijoi ai. Diskutimi u mbyll me votim. Eranda Felaj u miratua me gjashtë vota pro dhe tre kundër.

Në parlament, opozita nuk e kaloi pa debat drejtimin e seancës nga Ermonela Felaj. Në replikë me të, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh “vetëm ti s’duhet të flasësh, e shndërrove Prokurorinë e Tiranës si strofull familjare, turp turp, turp”. Në përgjigje, Ermonela Felaj u shpreh për herë të parë për këtë çështje, duke thënë se është krenare për familjen që ka.

Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi zotëri. Se magjistrat të bënë shkolla, nuk jemi plepista, nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista” tha Felaj.

Më herët, në prokurorinë e Tiranës është emëruar bashkëshorti i Ermonela Felajt, Bledar Valikaj. Pas tij u emëruar si oficer i policisë gjyqsore, Bledar Felaj. Më pas kunata e saj, Alma Felaj u transferua nga Durrësi drejt Tiranës dhe sot u votua për transferimin e të motrës, Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës./Lapsi.al

 



3 Comments

  1. Ne kohen e Enverit nuk ndodhnin kur keto gjera, keta ja kane kaluar edhe atij.

    Sa per nderkombetaret jane shitur si bagetia.

    Turp ju mbulofte gjithe jeten.

  2. Felajt , fekalet , fshatare sa të ndyra po aq edhe të shëmtuara, që qytetare s’do mund të bëhen dot kurrë me ato lloj fytyrash e flok pakrehura , në fakt , nuk munden kurrë të vijnë nga lista e dr.Berishës si fisnikja Z.Topalli , por përveçse nga lista e halesë Ram-krim-droga .

  3. Me shkolen e partise, ne koke te drejtesise. E kush flet, i kam sherbyer shtetit tha,.keta pjelle partie po e degdisin, e rrokopitur drejtesine sot,jane bijet e trashegimtaret e kodosheve te ppsh se, por te ngjyer si ujku me miellin e demokracise.Si Felja, e te tere felet e drejtesisethone e bej e, ci thote, i pari partise.Ku ishim, sgjekundi, ku vemi asgjekundi, vetem fjale lustra, se punet ne drejtesi kane vajtur, e do vene ashtu sic i do partia.Per ne, kjo esht Dhimokracia,,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *