• |
ide | kryesore

“Unë jam Bill Clinton i Kosovës”, i riu surprizon ish-presidentin e SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bill clinton kosova tirane



Disa të rinj dhe të reja nga Kosova kanë surprizuar sot ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton. Ata janë prezantuar duke treguar se mbajnë mbiemrin e tij si emër, ndërsa disa të reja mbajnë emrin e bashkëshortes së tij, Hillary. Ata janë shprehur se ndihen krenar që emri i tyre lidhet me mbiemrin e tij, duke e falënderuar për atë çfarë ka bërë për Kosovën.

“Fale jush ne jemi të lirë sot”, u shprehën disa prej tyre.

“Unë jam Bill Clinton Krasniqi dhe vij nga Mitrovica. Jam krenar që kam emrin tuaj dhe jam Bill Clinton i Kosovës”, u shpreh një prej tyre. Këto mesazhe janë pritur me emocion dhe buzëqeshja nga ish-presidenti Clinton.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *