• |
ide | kryesore

Albin Kurti i tha “Po” BE-së. A do ndërpriten sanksionet?

Arkiva, Kryesore, Lajme
kurti escobar lajcak



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ‘është tërhequr” duke pranuar kushtet e Brukselit për shtensionimin e situatës në veri të vedndit, por ai ka kërkuar menjëherë pas kësaj, heqjen e sanksioneve që Bashkimi Evropian vuri pas përleshjeve mes trupave të policisë me bandat rebele të minoritetit serb.

Sipas marëveshjes të arritur të martën në darkë në Bratislavë, mes ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak dhe zv kryeministrit Besnik Bislimi, qeveria e Kosovës ka rënë darkord të reduktojë prezencën policore në katër komunat me shumicë serbe me 25%, aksionet policore ti bëjë në bashkërenditje me trupat ndërkombëtare të KFOR, të mbajtë zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna që u shndërruan në mollë sheri, të bëjë thirrje piblike për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve dhe ti organizojë ato.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos

Per me shume video beji like Lapsi Videos

Pala kosovare organizoi zgjedhje edhe në 23 prillin e shkuar, madje e shtyu edhe njëherë datën e tyre me rekomandimet e ndërkombëtarëve, por partitë e minoritetit serb, nën dirigjimin e Beogradit i bojkotuan ato për të mbajtur gjendje tensioni dhe krize. Kjo solli që në komunat me shumicë serbe të fitonin kryetarë shqiptarë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potokut. Ata hynë në ndërtesat komunale nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës, gjë që shkaktoi dhe përplasje me bandat e dhunshme serbe. Që nga muaji maj Bashkimi Evropian paraqititi disa kërkesa për uljen e tensioneve në veri dhe si shkak i mungesës së fleksibilitetit në zbatimin e tyre nga qeveria Kurti, Brukseli vendosi sanksionet ndaj Kosovës.

Ato përfshinin: ndërprerjen e punës së grupeve që çonin përpara Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërprerjen e takimeve të nivelit të lartë dhe të vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe ndihmën e findeve nga BE. 

Tani kur qeveria e Prishtinës ra dakord me BE-në për plotësimin e kushteve, Kryeministri Kurti ka kërkuar edhe zbrapsjen e sanksioneve që ai i emërton me një ter më të butë: “masa”. “Të dyja palët [Kosova dhe Serbia] duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian”, tha ai të mërkurën gjatë një mbledhjej qeverie duke nënvizuar se mbajtja e tyre e bën dialogun asimetrik.

Megjithëatë ka pak gjasa që kjo dëshirë e Kurtit të realizohet.

Së pari sepse presidenti serb Vuçiç i ka etiketuar si qesharake këto lëshime nga Kosova. “Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, tha Vuçiç, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë policore në veri të vendit.

Komenti / Zbori total i Albinit 

Së dyti, sepse nëdërkombëtarët do të duan me çdo kusht ta mbajnë presionin përmes sanksioneve ndaj Kosovës derisa të zgjidhet çështja e themelimit të asocacionit të komunave me shumicë serbe. Krijimi i tij është një nga pikat e marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që u arrit në Bruksel më 27 shkurt dhe më 18 mars në Ohër, ku u ra dakord edhe për Aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. E pikërisht për këtë pikë që Serbia dhe negociatorët ndërkombëtarë e vendosin në plan të parë, Albin Kurti këmbëngul se “zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet”. 

©Lapsi.al

 


21 Comments

  1. Filloj me u shfry kaposhi……O al bin…thjesht humbet kohe or burr,nuk i bihet muri me koke.E beri Enver Hoxha dhe e pame ku arriti….lule ne buze te Adriatikut.

    1. Po të ishte Edi Rama në të njëjtin pozicion, lapsi do ishte: Një zbythje spektakulare e Edi Rames, pasi u mundua të na shiste heroin.

    2. Hëë, dhe i thanë, mos o trim, mos hyrë nga ajo derë.
      Na tani. Ja zuri kokën dera.
      Albini, komunistët nuk dorëzohen.

  2. Shikoje një paneliste të irrituar që bën pretencën nëpër ekrane. Dhe kërkon se kush duhet të jetë i akuzuar e kush i burgosur, e kush i izoluar, e madje edhe me sa vite burg.

    Përse këta panelistë që natyrisht përfaqësojnë politikanë nuk çojnë në SPAK dyshimet apo provat që ata kanë për “politikanët e nivelit të lartë”Jo albini i bushatit e shklullakut nuk behet keshtu politika,duhet te krijosh besim te amerika e shba

  3. Albino ho meee!Ja thyve brinjet imperializmit Amerikan dhe Evropes plakee.. Dhe Kosovaret u fryne se po boheshin superfuqi..ha ha ha VK

    1. O idiota Te Nene’s Shqiperi q’pune Kini me Albinin ju…!!!sigurisht Jeni patronazhist dhe shkruni dhe komentoni per deshiren e hadutit Te ikonav,more ne gjdo tri dite futet nga ni minister I qeverise tuaj ne burg per hajni…! Dhe gjeni kohe per Te sulmu Albinin.Del hajduti I gjati pa break dhe dhe Ku tregon haletet sepse ju si dele qe Jeni magjepseni nga Kultura …!?

      1. Në Shqipëri janë futur shumë pak në burg. Shumë shumë pak krahasuar numrin e njerëzve që duhet të jenë në burg.

        Sa për Albinin, personalisht nuk kam ndonjë gje, përveçse më bezdisin shumë ndjekësit e tij. Flasin për Albinin sikur dhjet flori, dhe çdo fjalë që nxjerr nje teori Ajnshtajni. Si Enver Hoxha (Dulla) në Shqipëri përpara 1985ës.

      2. Ne jemi Shqipetare dhe na vjen keq qe Kurti dhe idiotet e tij “patriote” prej Kosove e cuan gjendjen ne kete dite halli. Tani keni sbathur breket e po luteni per fondet se nuk keni pare per rroga, nderkohe te derguarit tuaj flirtonin me serbet..Late nom duke shit pordhe me materialet e blera me paret e EU dhe USA..U pordhet tu shajt Shqiperibe..4 morracke pordhace e mosmirenjohes, keta jeni ju..

  4. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

    Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, u dorëzua.

  5. Që Albini është debil, kjo duket sheshit. Megjithatë, për mua gjëja më e pafalshme është fryma anti-Shqipëri, që ai ka futur në Kosovë, sidomos në radhët e ndjekësve fanatikë të tij, po aq debila. Shqipëria nuk është Edi Rama. Ky i fundit dikur do ikë, por ndjenjat e induktuara do të mbeten.
    Edhe ju te Lapsit, ju humbi lapsi tani që Albini u zbyth si legen? Bëni nje analizë, që gjindja të kuptojë se çfarë idiotizmi ishte e gjitha kjo që ndodhi dhe sa largpamës ishte ai dhe ju bashkë me të, që menduat se do i tregonit vendin Europës e Amerikës bashkë.

  6. Babe Duda…ti dhe Te tjeret para teje qe Kan komentu per KM e Kosoves sigurisht Jeni ne lidhje Te ngusht me batonin stanishiqin,prandaj Kur lexoj keso komente me permbajtje fyse kuptoj nje messazh nga ju…! Jeni Te paguar per Te barazuar Albin me villain e vuqiq.!!

    1. Ja dhe nje tjeter i indokrinuar nga propaganda populiste e Albinit. Ca po thua o zotni? Albini nuk u takua me Ramen dhe nga ana tjeter koordinohej me kriminelat serb te veriut. Albin sovranisti. A e di ti qe Albini pranoi qe Kosova ska per te ber me asnje veprim ne veri pa koordinim me perendimoret? Me nje fjal me ate qe beri e humbi sovranitetin ne veri pergjithmon. Cfra fitoi Kosova me keto qe beri Albini? Na thuaj pak.

  7. Babe Duda…ti dhe Te tjeret para teje qe Kan komentu per KM e Kosoves sigurisht Jeni ne lidhje Te ngusht me batonin stanishiqin,prandaj Kur lexoj keso komente me permbajtje fyse kuptoj nje messazh nga ju…! Jeni Te paguar per Te barazuar Albin me villain e vuqiq.!!

    1. Unë nuk jam në lidhje me askënd, por si njeri me mend ne kokë i bej pyetjen vetes: Fitoi apo humbi Kosova nga gjithë kjo histori? Sepse, nëse ka humbur, ateherë dyshoj në aftësinë e gjykimit të atij që e ngriti gjithë këtë vorbull.
      Kaq e thjeshtë është. Të gjitha të tjerat me Baton e Stanishiq janë v.k.

      1. Po kete pyetje nuk arrijn dot ta bejn idjotat e dobishem te Albinit. Jetojn me pralla propagandistike, si tha ajo ministraj, Europa tiger prej letre. Qija ropt, anadollake deri ne arroganc.

  8. Dmth teza kryesore e Bushatit pse duhet te vinte Albini ne pushtet (qe keta te UCK ishin te shantazhueshem nga lufta dhe nga korrupsioni, ndersa Albini trim me flete, nuk mund te shantazhohej se nuk kishte luftuar dhe ishte i ndercem), bie poshte… apo dhe Albini nuk eshte ashtu sikur na e pershkroi Bushati dhe qenka dhe ai i shantazhueshem nga korrupsioni qe ben me Listen Serbe dhe me VVistat qe ka perreth… Kete po pres me padurim te ma shpjegoj z. Bushati….

  9. Albin Kurti thejsht tregoi se eshte nje diletant qe nuk e ka iden e politikes se jashtme. Pse nuk e thoni qe Albin Kurti u detyrua te pranoj qe Kosova ne te ardhmen sdo bej asnje levizje ne veri pa miratimin e perendimoreve? Pse nuk e thoni qe sovranistet e humben sovranitetin ne veri pergjithmon fale aventurave te Albin Kurtit, qe nga nje ane ben sovranistin, nga ana tjeter ben pazare me kriminelat ne veri? Kosova vetem humbi nga aventuare e Albinit qe per te rritur elektoratin e vet, prishi interesat e Kosoves dhe ne fund humbi dhe sovranitetin ne veri perfundimisht. A do mbaj pergjegjesi ky per kete?

  10. Albini doli ashiqare qe po koordinohej me Vucic nepermjet Kusar-liles. Ashtu si dyshohej si Albini ashtu dhe Vucic, e ben kete pun per interesa te ngushta personale per elektorat te brendshem. Mirepo Vucic doli shum me i fituar, kurse Kosova humbi shum. Albini per interesa te veta, gjoja nacionalist i madh, futi dhe nxiti percarjen ndermjet shqiptareve. Ky qe gjoja do bashkonte kombin, i beri shqiptaret e Kosoves te urrejn me shum vellezerit e tyre sesa serbet (me keta te fundit bente pazare po me Ramen nuk donte te takohej). Urgjentisht te japi doreheqjen ky kolltugofag diletant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *