• |
ide | kryesore

Messi udhëron, Libertadores bindet: ndryshim rregullash “për ta bërë ta fitojë”

-Instant, Sport
Messi



Ardhja e Lionel Messi te Inter Miami i David Beckham mund të çojë një kompeticion të rishkruajë rregullat dhe formatin e saj. Flasim për historiken dhe prestigjiozen Copa Libertadores, që i korrespondon Champions League të Amerikës së Jugut. Ëndrra e të gjitha skuadrave dhe të gjithë futbollistëve, e cila megjithatë mund të zgjerohet me përfshirjen e ekipeve nga Amerika e Veriut.

Në Amerikën e Jugut të gjithë janë të çmendur pas Lionel Messi. Të gjithë ëndërrojnë ta shohin atë duke shkelur fushat e Argjentinës, Brazilit dhe gjithë kontinentit. Tani Pleshti është afruar me vendlindjen e tij, duke luajtur pak më lart, te Inter Miami. Ardhja e tij në MLS përkon me bisedimet e para midis federatave Conmebol dhe Concacaf. Dy federatat dëshirojnë të zgjerojnë pjesëmarrjen e Copa Libertadores edhe për ekipet amerikane. Një arsye më shumë është prania e kampionit të botës që mund të bëjë që të digjen etapat në negociatat mes federatave. Inter Miami do të ishte një ekip i privilegjuar, që do të kishte një “ëild card” për të marrë pjesë në edicionin e parë të zgjeruar. Por ka edhe një arsye tjetër pas saj.

Lexo më tej: Messi bënte njoftimin, Beckham flinte: “Kisha 1 milionë mesazhe në telefonin tim”

QË MESSI TA FITOJË

E vetmja gjë që i mungon argjentinasit është Copa Libertadores. Siç konfirmoi Alejandro Dominguez, presidenti i Conmebol, argjentinasi tashmë është lajmëruar. Mundësia për të marrë pjesë në Copa Libertadores, i vetmi trofe që i mungon, është reale: “Bëre 3 me Kupën e Botës, Finalissima dhe Kupën e Amerikës. Tani të mungon Copa Libertadores“, këto janë fjalët e Dominguez për Messin. Rrugë e hapur për ta fituar?


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *