• |
ide | kryesore

Hetimi ndaj Arben Ahmetajt/ Urdhër kontrolle në banesat në Gjirin e Lalëzi dhe në Tiranë

Arkiva
spak



Me kërkesë të SPAK dhe firmë të GJKKO, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur kontrollet në banesat e të afërmve të deputetit socialist Arben Ahmetaj, për të cilin është kërkuar dhe arrestimi.

Hetuesit e BKH-së kanë qenë në banesën e babait të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha, e cila ndodhet në zonën e Gjirit të Lalëzit, për kryerjen e kontrolleve, me qëllim mbledhjen e provave për të provuar akuzat që rëndojnë mbi ish-zvkryeministrin.

Emri i Erjola Hoxhës përmendet në dosjen e SPAK, si përfituese e një vile në zonën e Hamallajt, e cila sipas prokurorisë ka qenë më herët në pronësi të një prej biznesmenëve të inceneratorëve, Klodian Zotos.

Po ashtu kontrolle janë kryer dhe në banesën e ish-gruas së Ahmetajt dhe familjarëve të tjerë të tij.

GJKKO ende nuk ka aprovuar urdhërarrestin e kërkuar nga SPAK për Ahmetajn, që do t’i hapte më pas rrugë dhe shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar, pasi dhe vetë avokatët kanë pretenduar se deputeti socialist nuk ndodhet në Shqipëri.

Ahmetaj akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëvetë lartë, për fshehje pasurie, si dhe për pastrim parash. Vetë ish-ministri i ka mohuar të gjitha këto akuza, duke thënë se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë rast në tenderat për inceneratorët dhe nuk ka pasur rol vendimmarrës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *