Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku ka humbur jetën një 13-vjeçar.
Sipas burimeve zyrtare, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.