Një ofertë si ajo e Al Hilal është një çmenduri e vërtetë, jo vetëm për njerëzit e thjeshtë, por edhe vetë sportistë të superpaguar. E kështu, ironia ka shpërthyer në botën e sportit. Giannis Antetokounmpo gjithashtu ka dashur të ndërhyjë përmes rrjeteve të tij sociale për temën e nxehtë të merkatos së verës. Pikërisht transferimin e mundshëm të Kylian Mbappé nga PSG te arabët e Al Hilal.
Lexo më tej: Mbappé ironizon Al Hilal e i thotë jo 400 milionë eurove: “Më mirë një vit në pankinë”
Ylli i Milwaukee Bucks, Antetokounmpo, dy herë MVP i sezonit të rregullt të NBA, postoi një selfie në Twitter. E bëri duke e shoqëruar me një mesazh ironik: “Al Hilal, mund të më marrësh mua. Unë ngjaj me Kylian Mbappé”. Tweet-i i tij u pranua menjëherë nga kampioni francez, i cili e citoi atë të shoqëruar nga një varg emote që qeshin me gjithë zemër. Me pak fjalë, për momentin edhe Mbappé nuk duket se e ka marrë shumë seriozisht çështjen…
😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂 https://t.co/hKhqYXC7tH
— Kylian Mbappé (@KMbappe) July 24, 2023