• |
ide | kryesore

Dalin pamje nga sherri në Hamallaj (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Hamallaj



Në dhunën e ushtruar ndaj familjes Kaçi në Hamallaj të Durrësit është përfshirë edhe punonjësi i gardës Martin Nikolli, i cili me detyrë dyshohet se është shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Lapsi.al ka arritur të sigurojë një video nga konflikti.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punohet për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi:
Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Sherr mes dy fiseve në Hamallaj/ Dhunohen anëtarët e një familjeje, 1 në gjendje të rëndë

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.


1 Comment

  1. Me kujtohet tmerri i viteve 90 ne Kosove ,Kush guxon ti prek serbet nga regjimi i milloshit…!privilege pa kufi per serbet njejet me duket kta serbet e PS ne Shqiperi …!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *