Lapsi.al ka siguruar pamje që tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja me një viktimë në Vlorë. Gjithçka ka nisur në një kancelari pranë gjykatës së Vlorës.
Emri/ Vritet ndërtuesi në Vlorë 51-vjeçari
Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi Armando Memshani, rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.