• |
ide | kryesore

Trajneri më i mirë i vitit Uefa: Inzaghi e Spalletti ‘shqetësojnë’ fituesin e gjithçkaje

-Instant, Sport
Inzaghi



Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti do të sfidojnë fitimtarin Pep Guardiola. Nga këta tre emra do të vijë edhe trajneri më i mirë i UEFA-s për vitin e kaluar. Fituesi do të shpallet zyrtarisht më 31 gusht, edhe pse favorit është spanjolli i Manchester City, fitues i Champions League, Premier League e FA Cup, të pasuar mbrëmë me Superkupën UEFA.

Simone Inzaghi ka meritat që solli një skuadër outsider si Inter deri në finale të Champions, të humbur pastaj ndaj Citizens të Guardiola. Në kampionat rezultati nuk ishte ai që shpresonte tekniku, ndërsa suksesi në Kupën e Italisë e përmirëson situatën. Spalleti bëri të paimagjinueshmen në Itali, duke rikthyer Napolin te titulli kampion pas 33 vjetësh. A do të mjaftojë mrekullia e teknikut italian të mundë katër trofetë e spanjollit Guardiola mbetet për tu parë.

Lexo më tej: Messi sfidon goleadorin ‘e tmerrshëm’ dhe fantazistin e City: Haaland e De Bruyne finalistë për Lojtarin e Vitit

Si çdo vit, grupi i studimit teknik të UEFA-s përpiloi një listë fillestare me 10 emra. Tre finalistët u votuan nga një juri e përbërë nga trajnerët e klubeve. Bëhet fjalë për ata që morën pjesë në fazën e grupeve të Champions League 2021/22, Europa League dhe Conference League. Atyre iu shtuan edhe një grup gazetarësh të përzgjedhur nga Media Sportive Evropiane (ESM).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *