• |
ide | kryesore

Analiza e Der Standard: 10 vitet e “sistemit Edi Rama”, nga arroganca tek krimi

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama

Gazeta austriake Der Standard i ka kushtuar një artikulll të gjatë sot, 23 gusht 2023, “sistemit Edi Rama”, siç e quan. Shkrimi trajton lidhjet e socialistëve me krimin dhe toleranca ndaj tij, bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramës që kërkohen nga drejtësia, arroganca e kryeministrit dhe jo vetëm. 


Shkrimi: 

‘Sistemi Edi Rama’ është në fuqi prej një dekade në Shqipëri. 

Socialistët kanë mbajtur prej kohësh një pozicion dominues në vendin ballkanik falë fuqisë së tyre në institucione, nepotizmit dhe ndarjes së vendeve të punës.



Analizë nga Sarajeva: Adelheid Wolfl

Kur gjërat u shtrënguan për Arben Ahmetajn, partia u hodh në anën e tij. Prokurorët shqiptarë kërkuan arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, ish-ministrit të ekonomisë, ish-ministrit të financave dhe infrastrukturës në mes të korrikut të këtij viti.

Por grupi parlamentar i socialistëve në pushtet arriti të shtyjë heqjen e imunitetit. Ahmetaj akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim të deklaratave të pasurisë. Ai e shfrytëzoi kohën që fitoi në këtë mënyrë dhe u fsheh.

Autoriteti shqiptar anti-korrupsion SPAK po i mëson të fuqishmit të kenë frikë.

Kjo zyrë e prokurorisë publike speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rol të ngjashëm në vendin e Europës Juglindore si zyra e prokurorisë publike ekonomike dhe korrupsionit në Austri. Pothuaj çdo javë, një politikan nga Partia Socialiste (PS) e Edi Ramës, i cili ka drejtuar vendin për dhjetë vitet e fundit, është në shënjestër të prokurorëve.

Javën e kaluar, për shembull, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj u arrestua si i dyshuar për shpërdorim detyre si pjesë e një kontrate prokurimi. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është akuzuar për trafik droge dhe shpërdorim detyre pasi dy kushërinjtë e tij u arrestuan në Itali në tetor 2017.

Më parë, parlamenti i kontrolluar nga socialistët, nuk e dha “dritën jeshile” për arrestimin e Saimir Tahirit. Ai u lirua më vonë nga akuzat për trafik droge në dy gjyqe. Që atëherë ai është liruar nga burgu, me arsyetimin se gruaja e tij nuk mund të kujdeset për dy fëmijët.

“Veprat penale nuk kanë tesër partie”

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021 me akuzën e korrupsionit. Në atë kohë, Rama shkruante në Facebook se kjo nuk ishte as çështje politike dhe as partiake.

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, u arrestua në mars të 2022-shit me dyshimin se ka marrë në mënyrë indirekte ryshfet mbi 120 mijë euro. Dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u arrestua në qershor të këtij viti si i dyshuar për shpërdorim detyre.

Dhe herë pas here, kryesia e partisë dhe vetë Edi Rama i shmangen çdo përgjegjësie me argumentin se këto janë “raste individuale” dhe veprat penale nuk kanë “anëtarësim partiak”.

Të paktën deri më tani, Rama ia ka dalë përmes kësaj strategjie.

Edlira Gjoni e Institutit McCain thotë: “Nuk besoj për asnjë sekondë që vetë Rama të mos dijë asgjë për makinacionet e këtyre politikanëve të PS. Dhe nuk besova kurrë në përrallën se ai do të niste një ndryshim rrënjësor për më shumë ligjshmëri”. 

Kryeministri do të mbështeste reformat për përmirësimin e shtetit ligjor, sepse kjo është e nevojshme edhe në kontekstin e afrimit me BE-në; në të njëjtën kohë, megjithatë, anëtarët e partisë së tij do të shpëtonin me dënime të vogla.

“Sa herë që ka akuza ndaj politikanëve të PS-së, ai fillimisht i refuzon derisa të ketë shumë prova apo diplomatët ndërkombëtarë të bëjnë presion ndaj tij dhe vetëm atëherë distancohet nga këta politikanë”, tha Gjoni për STANDARD.

Kjo sjellje e Ramës nuk tregon as integritet dhe as parime. Në mënyrë të habitshme, Rama nuk mbron vetëm oligarkët e lidhur me partinë e tij, por edhe ata që kanë qenë pranë Partisë Demokratike kur ajo ishte në pushtet. Ka një luftë llogoresh në partinë e tij. Bëhet fjalë për para, siç janë kontratat publike.

Në fakt, PS-ja e Ramës ka zgjeruar ndërkohë pozicionin e saj dominues në Shqipëri nëpërmjet pushtetit të saj në institucione, nëpërmjet nepotizmit dhe ndarjes së vendeve të punës. Opozita e përçarë nga brenda nuk po lëviz askund. Politika në Shqipëri është karakterizuar nga polarizimi që nga fillimi i demokracisë në fillim të viteve 1990. Toni është i ashpër, ka pak vullnet për kompromis dhe konkurentët politikë shihen si armiq të pamëshirshëm.

Show dhe sjellje arrogante 

Në këtë kulturë politike Rama e ka portretizuar gjithmonë veten si viktimë, ndërkohë që shtatlarti që i pëlqen të ecë me atlete, ka një vetëbesim të tepruar dhe ka krijuar atmosferën dhe hiret e sundimtarit. Ai është arrogant, flakërues dhe agresiv, sidomos ndaj përfaqësuesve të mediave. Ai i cilëson shpesh gazetarët si “plehra” dhe i këshillon të edukohen para se t’i bëjnë një pyetje tjetër.

Së fundmi, për shembull, Rama nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve që nuk i përkisnin temave që ai kishte specifikuar, por që kishin të bënin me akuzat kriminale ndaj politikanëve të PS-së. Organizatat gazetareske vazhdojnë të ankohen për sjelljen e Ramës. Tani ai drejton podkastin e tij në të cilin përpiqet të shpjegojë politikën e tij pa pyetjet kritike të gazetarëve. Qeveria e tij është përpjekur vazhdimisht të vështirësojë punën e gazetarëve duke vendosur dënime për shpifje.

Është e qartë se Rama nuk është rehat që nuk mund të kontrollojë të gjithë mediat dhe përfaqësuesit e medias. Ai punësoi spin doktorin veteran Alastair Campbell, i cili kishte punuar për ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Ideja se politika ka të bëjë kryesisht me shitjen e narrativave tek audienca, nxiti mendjemadhësinë e Ramës.

Vështirë se dikush guxon të kundërshtojë kryeministrin, i cili herë pas here bërtet në mbledhjet e qeverisë. Sepse nëse nuk bindesh, mund të të nxjerrin jashtë. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u zëvendësua në vitin 2018 sepse, ndryshe nga Rama, ai ishte kundër një shkëmbimi territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Rama, i cili ka qenë në pushtet për rreth aq kohë sa presidenti serb Aleksandar Vuçiç, punon me të. Të dy, meshkuj “alfa”, autoritarë, nga ana tjetër, nuk mund të shkojnë mirë me kryeministrin e Kosovës fqinje, Albin Kurti, një intelektual parimor dhe me mendje demokratike.

Defiçitet demokratike

Së fundmi Rama e goditi Kurtin me thikë pas shpine dhe anuloi një takim të qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare në qershor pasi SHBA dhe BE kishin ndëshkuar më parë qeverinë Kurti për mospërkuljen ndaj direktivave perëndimore. Politika aktuale e SHBA-së, e udhëhequr nga ideja se Tirana duhet të ushtrojë një lloj patronazhi mbi popullatën shqiptare në rajon, duke përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, promovon më tej nocionin e Ramës për madhështinë dhe rëndësinë e tij. Nga ana perëndimore vështirë se ka ndonjë kritikë ndaj kreut të qeverisë, i cili pëlqen të paraqitet si një artist botëror.

Politologu Afrim Krasniqi nga Tirana beson se Rama ishte veçanërisht i suksesshëm në “shitjen” e tij në Perëndim.

“Por për ne ai nuk është artisti, atleti dhe autori modern dhe i orientuar drejt reformave”. Në vendin e tij ai shfaqet me “arrogancë dhe mentalitet komunist ndaj kritikëve liberalë dhe kundërshtarëve politikë”. Krasniqi tregon se mungon demokracia, sidomos brenda PS-së, sepse Rama nuk e lejon. Fuqia e Ramës bazohet edhe në faktin se ai kontrollon oligarkët, sikurse edhe institucionet.

Duke vepruar kështu, ai hyri edhe në “një aleancë joformale me disa grupe kriminale”, thotë Krasniqi. “Unë nuk mendoj se Rama është i përfshirë vetë në krim, por mendoj se ai toleron grupet kriminale të lidhura me partinë e tij”, analizon ai. Sepse pa ndihmën e tyre ai nuk do të kishte shumicën në vend.

Në çdo rast, Shqipëria e Edi Ramës është në një gjendje difuze dhe kontradiktore. Nga njëra anë, shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar u shkarkuan si rezultat i reformës në drejtësi që po kërkonte Rama. Nga ana tjetër, qeveria vazhdon të ushtrojë ndikim. Sidomos policia. Dikush duhet t’i ketë thënë Arben Ahmetajt, dikur pushtetar, që do të arrestohej.

Ish-zëvendëskryeministri ka ikur që atëherë në Britani.

(Adelheid Wolfl, 23 gusht 2023)



23 Comments

  1. “Saleh!
    Kullën nuk e lëviz dot nga qendra, as Shkëlzenin nga vila luksoze e Shtufit, as faturat e klinikës tënde në Vjenë, nga ortaku kullës, që ty nuk ta mban ti bësh publike.

    Të vetmen gjë që mund të bëj është që grupin e boronicave dhe të sterilizimit ti ndihmoj të kenë kushte të mira në burg”

      1. Nuk kemi nevoje te na e tregoje gazeta 🇦🇹 kush eshte BASTARDI EDVIN ,eshte nje Putin me poture i dhjere ne breke qe po qelb gjithe ballkanin .

    1. na hapet barkun me kshu artikujsh! Qe nga fakti qe i publikoni ju e te gjitha portalet si ju e kupton se nga kush eshte porositur. Tani nje llogjike te thjeshte per te gjith naivet ose pseudonaivet, pse do duhej qe nje gazete e nje vendi si Austria ti rruhet shume per nje vend si Shqiperia qe shumica e popullates nuk e di as ku bie? E per me teper qenka fut e paska analizu 10 vitet e Rames pfffffff. Late kokrren e namit tu shku tu derdh miliona me pagu gazeta neper europe kur ne fund voten Rama do e marri nga ai i Hasit, Peqinit apo Baldushkut e as i bie ne mendje ne bote qe ka portale

  2. Bushati, me mire do e kishe bere ti kete reportazhin se sa ky austriaku nga Sarajeva. Duket qe e ka bere shpejt e shpejt sikur ka mbledhur copa gazetash…

  3. Te gjitha keto qe thote gazeta austriake jane shpifje,shpifjeeeeeee. Te verteten e kesaj qeverie e gjeni vetem tek letra higjenike Tema e Meriman Bazes😉.

    1. Vetem Ymer Gelbaza dhe sufllaqexhinjte e Endri Fuges thone te verteten . Kryeministri yne te cilit i eshte bere edhe surrati si loqe pensionisti, eshte njeriu me i zgjuar,me i bukur dhe me largpames ne te gjithe galaktikat e Gjithesise.

  4. një ish-sekretar partie për 25 vite me radhë, që e shfrytëzoi në mënyrën më të keqe Partinë Demokratike, duke i marrë asaj gjithçka dhe, në këmbim, duke mos i dhënë asgjë, duke shkatërruar shtetin në favor të pushtetit, duke përdorur nga metodat më të poshtra dhe më të pamoralshme për të zbuar të gjithë intelektualët dhe duke e udhëhequr me një grusht injorantësh rreth vetes

  5. edvin gerdalle ka shume pasoja nga thithja qe I ben llulles me haloperidol,eshte gangster me kurvicat dhe zgjeps e servil me ata qe ja dine qe eshte me halucinacione

  6. Bashkimi po, mund të ndodhë, por kur të largohet arsyeja që na ndau. Ai quhet Sali Berisha i cili është lideri më i izoluar dhe më i refuzuar nga Perëndimi edhe se Enver Hoxha.

    Është vetvrasje politike të pretendosh të dalësh me kandidat të përbashkët me atë lëvizje politike që ti, SHBA, Britania e Madhe dhe opinioni publik e kanë etiketuar si përfaqësuese të korrupsionit,salihu ta Qi bythen o taqi cecen

    1. O sufllaqe, po si qenka perfaqesues i korrupsionit Sali, kur Rilindja me Ramazanin ne krye ne mandatin e trete ka vjedhur e po vjedh tere buxhetin e shtetit me koncensione, tendera, zgjedhje, kokaine, droge, McGonigal etjetj. A jeton ne kete vend o ropsh? Saliu eshte KM keto 10 vjet qe ska dite qe nuk del nga nje skandal vjedhjesh miliona euroshe?

      Yt te qifsha robt, bythqir mavi lgbt.

    2. Për gjithë këto bëma të qeverisë kush e mban përgjegjësinë.Të hash bukë thatë në Shqipëri është luks me këto çmime kaq të larta dhe me një qeveri që nuk do t’ja dijë për popullin.Kjo qeveri i urren të varfërit.Bëmat qeverisë do të marrin fund atëhere kur kryeministri sdo të lejojë që këtu të lëvizë gjethja e jo më të vendosen çmimet rumpallë.

  7. My question goes to stupid Albanians who thinks that USA and EU is interested on them

    Tell me something, Albanians, why America and EU invests in Serbia and not in Albania?

    Why Albanians can’t travel visa free in USA if they think that yanks are their ally?

    If uncle Sam wants Albania to join EU, Albanians can be members of union in a short period of time. Why USA don’t want you in EU?

    Why is Albania the poorest country in the Balkans and Europe?

    Why is pseudo western democracy failing in Albania?

    Why are all the countries of Eastern Europe and some of the Balkans part of the EU and Albania is left aside in the ranks of Turkey to never become part of the union?

    I’m waiting for your answers

  8. My question goes to stupid Albanians who thinks that USA and EU is interested on them

    Tell me something, Albanians, why America and EU invests in Serbia and not in Albania?

    Why Albanians can’t travel visa free in USA if they think that yanks are their ally?

    If uncle Sam wants Albania to join EU, Albanians can be members of union in a short period of time. Why USA don’t want you in EU?

    Why is Albania the poorest country in the Balkans and Europe?

    Why is pseudo western democracy failing in Albania?

    Why are all the countries of Eastern Europe and some of the Balkans part of the EU and Albania is left aside in the ranks of Turkey to never become part of the union?

    I’m waiting for your answers

    1. @FuckUSA – you keep waiting there for your answers my man, sitting on your arse, writing bollocks, and asking people to give you things.

      No Albanian with more than a single brain cell between the ears is naive enough to believe that EU or USA, or any other country for that matter, is somehow primarily concerned with the welfare of the Albanian people. Not a single, moderately educated Albanian person can possibly be that naive.

      It is a complex web of interests and events that has resulted in the simply binomial, we need them, they needs us. When that need is over, the friendship is over too.

      Given this, we should do the maximum possible to turn this situation to our advantage. We do that by aligning our national interests with the interests of whomever is the strongest now and is projected to be stronger in the future. And that is not neither Russia or China. Whatever we can get, we should get. Whatever we cannot get, we cannot get and that is because we are a tiny tiny tiny tiny nation, too insignificant to affect anything, and that of course includes the policy or investment decision of the big players of the world. What we cannot and should not do is sit on the sidelines, whining like a little bitch about why is the world so unfair – which is what you seem to be doing.

  9. O merda gelboqja dhe ju o qelbesirat mjerane gazeta nuk flet per Dr po flet per gerdallen e sumrrelit qe ka 10 vjet qe ben vetem vjedhje,krime dhe korrupsion

  10. Zëri i Amerikës: Nëse testimi final në Shpirag del me sukses, SHELL do investojë në Shqipëri 7 miliardë euro,o taQi kur u bere King ti,salihu i trustit te geshtenjave te shkerdhen fisin gruan vajzen motrat per 30 vjet ti e dashuron

  11. Si gjithnjë, tufën e avokatëve politikë të Belerit në Shqipëri e udhëheq politikani më i inkriminuar, Sali Berisha, përgjegjës për dhjetëra krime të kryer gjatë këtyre mbi tri dekadave, i shpallur non grata nga Perëndimi si “minues i demokracisë dhe përkrahës i korrupsionit madhor”, apo më herët “ordiner i rrezikshëm”.
    Trusti i Geshtenjave klani kriminal e famkeq ne ballkan i udhehequr nga serbo shqiptari salih karaxhic berisha dhe ceceni Gimi qe qendron mbas bythes se salihut kur ai dhjet.

  12. Fuck EU only not USA

    EU is Soros playground, they are aware that they ruined USA possition on porpouse and they are ruing it from within.

    GOOD TO GO ….EuroPENIS Union. The same is happening in Albania.

    As you said it “pseudo democracy” doesnt have place in Albania, only real one and Biden along with its allies Scholz, Macaron and the soros puppets that have started this since the beloved grandmother Merkel, they dont want equality they want equity so that even the criminal that have laundered money can be part of something and not go to jail.

  13. Ore goje palare qe vetem fjalor te NDYRE keni, nje pyetje kam: Berisha ka vjedhur ka mashtruar ka ndihmuar serbet(sipas jush), ka bere deme te medha etj. Rama ka dhjete vjet ne qeveri ne prokurori ne gjykate perse nuk e denoncon perse nuk e akuzoi. Me gjithe keto qe thoni ju duhet te ishte ne burg per jete. Ju lutemi ka dikush te me jape nje pergjigje nga ju te paemer. (jam injorante nuk jetoj ne Shqiperi prej 30 vitesh) FALEMINDERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *