• |
ide | kryesore

Rama për median italiane: Italia, avokati më i madh për anëtarësimin tonë në BE

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje direkte për televizionin italian La7.it në emisionin ‘In ONDA’, foli për raportet me shtetin fqinj Italinë, duke vënë në dukje se kemi një ADN të ngjashme, ndonëse jemi të ndarë nga deti. Për kreun e qeverisë shqiptare, marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe në Tiranë.


“Në këto 30 vite marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe Tiranë. Është çështje historie! Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti.



Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së, ku Italia është avokati ynë më i madh”, tha Rama.



11 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *