• |
ide | kryesore

VOA: Pse po sekuestrohen shumë para të padeklaruara në kufi

Arkiva, Lajme, Të fundit
kufi

Policia kufitare shqiptare e Kakavijës në kufi me Greqinë sekuestroi këtë javë në dy raste rreth 30 mijë euro të padeklaruara, ndërkohë që rastet e kapjes së parave të padeklaruara janë rritur këtë vit.


Vetëm gjatë muajit gusht policia kufitare shqiptare tha se sekuestroi rreth 295 mijë euro dhe mbi 113 mijë paund, të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, ndërsa mbajtësit e shumave monetare janë proceduar penalisht.



Lexo më tej: 3 vendime/ Çfarë zbuloi Gaz Bardhi pas mbledhjes me Berishën 

Ligji shqiptar detyron personat që hyjnë ose largohen nga territori shqiptar të deklarojnë shumat financiare duke filluar nga 10 mijë euro, ose kundërvlerën e kësaj shume në monedha të tjera.

Të dhënat policore flasin se shumat e parave të sekuestruara si “të padeklaruara” gjatë këtij viti në kufi shkojnë mbi 1.8 milionë euro ku rastet më të shumta i përkasin Portit të Durrësit, Aeroportit të Rinasit dhe Pikës Kufitare të Kakavijës.

Rastet e konfiskimit të parave ndër vite
Rastet e konfiskimit të parave ndër vite

Shifra e deritanishme është dukshëm më e lartë se vitet e tjera dhe në shumicën e rasteve hetimet e policisë janë përqëndruar tek dyshimet se paratë rrjedhin nga aktiviteti kriminal jashtë vendit.

Raporti i fundit i Antidrogës italiane flet se rrjetet kriminale shqiptare përdorin skemën e dërgimit të parave në Shqipëri përmes mjeteve të transportit që kalojnë kryesisht në portin e Vlorës dhe Durrësit.

Sipas hetimeve policore italiane, transportuesit përfitojnë shuma mbi bazë të pëqindjes në raport me sasinë totale të parave që arrijnë të fusin në Shqipëri.

Rastet e parave të konfiskuara në 2022
Rastet e parave të konfiskuara në 2022

Administrata Doganore shqiptare gjatë vitti 2022 evidentoi 37 raste të mos deklarimeve të vlerave monetare. në Pikat e Kalimit Kufitar ku 14 raste janë konstatuar në Aeroportin e Rinasit dhe 23 në pikat kufitare tokësore dhe detare.

Sipas raportit vjetor të doganave shqiptare në vitin 2022 u kapën rreth 1,3 milionë euro dhe 164 mijë paund, ndërsa gjatë vitti 2021 u kapën rreth 1,3 milionë euro, rreth 392 mijë paund dhe 32 mijë dollarë.

Rastet e konfiskimit të parave në 2021
Rastet e konfiskimit të parave në 2021

Numrin më të madh të rasteve për vitin 2022, e përfaqësojnë kapjet e shumave monetare në hyrje të pikave kufitare me 28 raste, dhe kapjet në dalje me 9 raste.

Sipas raportit vjetor të doganave shqiptare, shuma variojnë mesatarisht nga 14 mijë paund deri në 25 mijë Euro./VOA



3 Comments

  1. VIDEO/ Momente të shëmtuara nga shou i sforcuar i ‘bashkimit’ të demokratëve me Berishën ‘non grata’

  2. mos shisni sikur i sekuestron shteti ,thjeshte mbajtesi paguan gjoben sipas ligjeve ne fuqi

    a) për shumat nga 10 000 – 19 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 000 (njëzet mijë) lekë për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;
    b) për shumat nga 20 000 – 49 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 40 000(dyzet mijë) lekë për herën e parë, 20 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;
    c) për shumat mbi 50 000 euro ose kundërvlera e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera.

  3. mos shisni sikur i sekuestron shteti ,thjeshte mbajtesi paguan gjoben sipas ligjeve ne fuqi

    a) për shumat nga 10 000 – 19 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 000 (njëzet mijë) lekë për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;
    b) për shumat nga 20 000 – 49 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 40 000(dyzet mijë) lekë për herën e parë, 20 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;
    c) për shumat mbi 50 000 euro ose kundërvlera e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *