• |
ide | kryesore

Lëvizte me pistoletë në Kamëz, arrestohet një 36-vjeçar

Lajme, Të fundit
Kris arma në Dibër, policia arreston një person

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë. Mësohet se shtetasi me iniciale E.M. rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.


Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, municion luftarak, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, që iu gjetën 36-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesë.



Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *