• |
ide | kryesore

Sulmuesi shënon dhe feston me gjest të shëmtuar: La Liga denoncon Mollejo

-Instant, Sport
Mollejo



Ajo që ndodhi në Segunda División të futbollit spanjoll është sensacionale. Pasditen e së hënës së kaluar, sulmuesi i Real Saragoza, Victor Mollejo mori skenën duke shënuar golin që vulosi fitoren e skuadrës së tij. Deri këtu gjithçka mirë, pastaj erdhi gjesti. Kur arriti duke vrapuar te flamuri, ai festoi duke i prekur vazhdimisht organet gjenitale.

Një festë vulgare që nuk kaloi pa u ndëshkuar nga autoritetet. E kjo pavarësisht ndjesës në kohë të lojtarit: “U kërkoj falje të gjithë atyre që u ndjenë të ofenduar. E dua të them se më vjen keq. Gjesti im nuk respekton edukimin që më është dhënë dhe tani, në të ftohtë, nuk e kam idenë pse e bëra”. La Liga ka hapur një dosje për ta paralajmëruar. Me shumë gjasa, Mollejo do të duhet të kryejë një skualifikim jo të vogël.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *