• |
ide | kryesore

Amber Heard reagon pas publikimit të fotos nga Musk

Paparazzi

Amber Heard ka reaguar pas publikimit të fotos së saj nga Elon Musk.


Elon postoi në Twitter imazhin në fjalë – i cili tregonte Heard të veshur si personazhi i lojërave video Mercy nga “Overwatch”. Ai shkroi se e postoi foton në fjalë për të konfirmuar një ngjarje të përfshirë në biografinë e tij.



Por një burim i afërt me Ambrr tha për ‘Page Six’ se ajo  ndihej e mërzitur nga veprimi duke pasur parasysh se “Elon i kërkoi asaj disa herë të fliste me autorin Walter Isaacson’s për librin, gjë që ajo e bëri … “nga respekti për të”.

Në biografi, Isaacson përmend gjithashtu se miqtë dhe vëllai i pronarit të Twitter-it, Kimbal Musk, “e urrenin Amber  me një pasion që e zbehte neverinë e tyre për Justine Wilson ( gruaja e parë e Elon)”.

Duke diskutuar për marrëdhëniet romantike të vëllait të tij Kimbal i tha Walter : “Është vërtet e trishtueshme që ai bie në dashuri me  njerëz që janë vërtet të këqij për të. Ata janë të bukur, por kanë një anë shumë të errët dhe Elon e di që janë toksikë.”

Mendimit të tij iu bashkua dhe ish e dashura e Musk, Grimes, e cila  e përshkroi aktoren e “Justice League” si “një femër shumë e keqe ”./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *