• |
ide | kryesore

Gjykata e Vlorës e lë në burg/ Ndoji: Nuk e dija që në çantë kishte mina

Lajme, Të fundit

Petrit Ndoji, 51 vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës pasi u kap me 4 mina me telekomandë tre ditë më parë. Ndaj 51-vjeçarit rëndon akuza “mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”.


Policia raportoi se 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.



Megjithatë, Ndoji ka thënë para gjyqtares dhe prokurorit se i kishin ngritur kurth persona të njohur. Sipas Petrit Ndojit, ai e kishte marrë qesen në Vorë dhe nuk e dinte se çfarë kishte brenda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *