Një avion i forcave ajrore italiane, pjesë e patrullës Frecce Tricolori është përplasur në aeroportin Caselle të Torinos teksa po kryente stërvitje.
Shpërthimi i fuqishëm i mori jetën një vajze 5 vjeçe. E vogla së bashku me familjen e saj ishte ndalur për të parë veprimet akrobatike të avionëve. Ndërkohë piloti arriti të shpëtonte pasi shtypi parashutën vetëm disa sekonda para se avioni të përplasej me tokën. Vëllai i saj, 9 vjec dhe prindërit e tyre janë dërguar në spitalin Regina Margherita të Torinos.