• |
ide | kryesore

58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali, murin, ndërkombëtar, Itali

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe një italian për trafik droge. Ata u kapën me 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë Euro cash. Policia i monitoronte të arrestuarit prej disa kohësh. Ata u kapën në shtëpinë e italianit, një 45 vjeçar. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.


Mediat shkruajnë se menjëherë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë.



Aty agjentët gjetën sasi të ndryshme droge dhe materiale të ndryshme për prerjen e saj. Por ajo që surprizon ishte edhe sasia e madhe e lekëve. Të arrestuarit kishin edhe një fletore ku shënonin aktivitetin e paligjshëm të drogës.

Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *