• |
ide | kryesore

Video/ Hojlund u zëvendësua në humbjen kundër Brighton: reagimi i Old Trafford thotë gjithçka

-Instant, Sport, Video
Hojlund



Rasmus Hojlund u zëvendësua në ndeshjen kundër Brighton, ku skuadra e De Zerbit fitoi 1-3 në Old Trafford. Në momentin e zëvendësimit të danezit për Martial, tifozët e Red Devils kanë fishkëllyer dhe kontestuar trajnerin Ten Hag.

Dje mbërriti edhe humbja e tretë në 5 ditë për Manchester United e teknikut Ten Hag. Meritë e Brighton, që fitoi sërish kundër Red Devils në shtëpinë e tyre. Ndeshja përfundoi 1-3 për Seagulls dhe rriti tensionet rreth United.

Ten Hag tani po kritikohet edhe për paraqitjet e skuadrës, pasi menaxhimi i tij në dhomën e zhveshjes (si çështja Sancho dhe akuzat rreth Anthony) lanë shumë tifozë të United me dyshime. Një fillim i sezonit që ka parë tre humbje dhe dy fitore nuk është në lartësinë e historisë dhe të organikës së United. E pankina e Ten Hag tani po lëkundet.

Lexo më tej: Video/ City kthehet në krye të Premier League me tris në Londër: Brighton turpëron United

HOJLUND ZËVENDËSOHET, OLD TRAFFORD I TËRBUAR

Kundër Brighton ishte edhe ndeshja e parë e Rasmus Hojlund si titullar. Ish-sulmuesi i Atalantës është blerja e madhe në merkato dhe deri më tani nuk kishte gjetur hapësirë. Kundër Seagulls, Ten Hag e futi në lojë që nga minuta e parë dhe danezi arriti të shënonte, por goli më vonë u anulua nga VAR.

Danezi më pas u zëvendësua nga Ten Hag, për t’i lënë hapësirë Martial. Por tifozëve në Old Trafford nuk i pëlqeu zëvendësimi dhe e mbyti me fishkëllima vendimin e teknikut holandez.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *