• |
ide | kryesore

Video/ Rasti McKennie tërboi Lazion, topi ishte jashtë apo brenda? Ja përse goli i Vlahovic u konsiderua i rregullt

-Instant, Sport, Video
Vlahovic



Në ndeshjen Juventus-Lazio debatet nuk kanë të përfunduar për golin e parë të shënuar nga Vlahovic. Goli ishte brilant, por i njollosur nga një dyshim. Kur McKennie rikuperoi topin, e kishte kaluar vijën anësore apo jo? E tani, gjithcka është e qartë mbi arsyet përse VAR vlerësoi golin e Vlahovic, pavarësisht se për ndonjë dyshimet mbeten.

TOPI JASHTË, APO BRENDA

Është një melodi e shpeshtë në fillim të këtij kampionatit. Luan Juventus, ka polemika. Këtë herë është ndoshta më pak evidente se ato të 3 ndeshjeve të para, por ka mjaftuar për të indinjuar Lazion dhe tifozët bardhekaltër.

Në rastin e golit të parë të Vlahovic, në fakt, ka një episod shumë të dyshimtë. Kur McKennie rikuperoi topin në krah, topi është përtej apo ende në vijë? Për arbitrin, anësorin dhe VAR topi është ende mbi vijë dhe goli është i vlefshëm. Por disa imazhe hedhin dyshime mbi korrektësinë e këtij vendimi.

Lexo më tej: ‘Çështja’; McKennie i mbyll gojën teknikut Sarri e lojtarëve: Lazio e tërbuar për golin e parë të Juventus

VAR e vlerësoi golin sepse pjesa e harkuar e topit ishte mbi vijë sipas projeksionit. Për disa tifozë ndoshta imazhi i përdorur nga VAR nuk ishte i duhuri, duke qenë se nga pamja tjetër duket se topi është më larg se vija. Një situatë e dyshimtë por edhe e vështirë për t’u sqaruar me mjetet që dispononte Irrati në sallën VAR.

LAZIO NË HESHTJE SHTYPI

Një episod që ndezi polemika te Lacio, që pas ndeshjes refuzoi të shkonte te mikrofonët. Sarri dhe drejtuesit bardhekaltër në fakt kanë vendosur të futen në heshtje shtypi. Drejtori sportiv Fabbiani preferoi t’i mbyllte gojën të gjithëve në vend që të rrezikonte që dikush të thoshte diçka shumë. Një heshtje e cila gjithsesi vlen sa një mijë fjalë dhe që rrit edhe më shumë zemërimin e lacialëve ndaj arbitrimit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *