Prokuroria dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria arriti në këtë konkluzion pasi përfundoi hetimet për Degjonin e cila në kundërshtim me ligjin ka lejuar të kryehen procedurat e botoksit të stomakut te pacientët, por me preparate mjekësore që nuk janë blerë nga spitali.
Më konkretisht, preparatet e botoskit të stomakut vinin në rrugë të tjera jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre. Prokuroria sqaron se kjo procedurë, është jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një institucioni shëndetësor publik.
Kjo gje ndodh ne pothuaj te gjithe spitalet shteterore dhe private ne vend. Ndodh masivisht neper klinika te vogla ndaj te cilave nuk ka asnje kontroll. Pergjegjesia nuk eshte vetem e drejtoreshes, por sistemike. Sepse matrapazlleqe te tilla implikojne mjekun qe ka bere proceduren, shefin e tij te specialitetit apo pavionit, drejtorin mjekesor te struktures dhe ne fund ate administrativ. Faji eshte edhe i ministrise perkatese e cila nuk ka asnje kontroll mbi ate cfare ndodh me pacientet ne Shqiperi, te cileve u rrezikohet jeta cdo dite. Nuk ka kurrfare standartesh ligjore dhe kontrolli mbi to, cfare duhet te ishte detyra e institucioneve