Aktori Billy Miller, i cili luajti së bashku me Meghan Markle në Suits ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga nëna e tij Patricia, e cila lëshoi një deklaratë për Soap Opera Digest. “Ai luftoi një betejë të gjatë dhe të guximshme me depresionin bipolar për vite me radhë. Bill bëri gjithçka që mundi për të kontrolluar sëmundjen,” tha Patricia. Ai e donte familjen dhe miqtë e tij, “por në fund sëmundja e fitoi luftën dhe aktori i dha fund jetës”.
Duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, Patricia u shpreh se familja tani “po përpiqet dëshpërimisht të përballet me humbjen “.
Billy filloi karrierën e tij të aktrimit kur u nënshkrua në agjencinë e modelimit Wilhelmina dhe vazhdoi të shfaqej në një numër reklamash televizive për marka të tilla si Pizza Hut dhe JCPenny. Në vitin 2006, kur ishte 26 vjeç luajti në CSI: NY përpara se të luante rolin e Richie Novak në telenovelën All My Children.
Ai u shfaq për herë të parë në shfaqjen ABC Daytime më 30 gusht 2007. Pas vdeekjes së personazhit të tij, aktori mori një rol në The Young and the Restless. Ai luajti Billy Abbott dhe bëri paraqitjen e tij të parë në shfaqje në 2008. Në vitin 2014 u njoftua se Billy do të merrte rolin e Jason Morgan. Por në vitin 2017 Steve Burton u kthye për të marrë rolin. Miller luajti më pas rolin e Marcus Spectre në Suits nga viti 2015 deri në vitin 2019./Lapsi.al