BE dhe SHBA i janë kundërvënë edhe një herë Albin Kurtit duke marrë nominalisht në mbrojtje ndërmjetësuesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, të cilin shefi i qeverisë në Prishtinë e ka akuzuar me një gjuhë të ashpër.
Kurti tha gjatë një konferencë shtypi të hënën se emisari Lajçak po ia mban krahun Beogradit zyrtar. “Lajçaku e Vuçiçi duket sikur të jenë koordinuar me një qëllim të vetëm, të bëjnë të pamundur një skenar ku marrëveshja zbatohet në tërësinë e saj. Ata po i japin jetë një skenari alternativ ku gjysma e marrëveshjes që përbën pjesën më të civilizuar fqinjësore dhe evropiane, të mos zbatohet asnjëherë” tha kryeministri kosovar duke nënkuptuar se synimi i tyre është vetëm themelimi i asocacionit të komunave serbe duke anashkaluar atë pjesë të planit franko gjerman që e obligon Serbinë të njohë ‘de facto” Kosovën. Albin Kurti që theksoi se kjo lojë ‘e mbyt marrëveshjen vazhdoi: “Kanë shkuar shumë larg në goditjen e Kosovës”. Nuk mund të shtrembërohet gjykimi im duke hedhur hi syve. Ose e zbatojmë gjithë marrëveshjen, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur”.
Lexo me tej:
Andi Bushati: Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për Kurtin
Mirëpo menjëherë pas këtyre deklaratave të forta edhe Brukseli edhe Uashingtoni janë solidarizuar me ish ministrain e jashtëm Sllovak, një vend që nuk e njeh Kosovën, Miroslav Lajcak. “BE-ja shpreh mbështetjen e plotë për përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në cilësinë e Lehtësuesit të Dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak, dhe u kujton palëve se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon nëpër Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Të dy rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.
Përkrahje për emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka vlerësuar punën e Lajcak duke thënë e njohin përpjekjet e palodhura të tij në kuadër të procesit të normalizimit Kosovë-Serbi.
“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.
Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën
Lajçak gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka darkuar edhe me këshilltarin e DASH, Derek Chollet, dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar (foto poshte).
Ish-kryediplomati sllovak ka thënë se sa i përket situatës në Ballkanin Perëndimor, BE dhe SHBA janë në të njejtën linjë sa i përket rrugës përpara.
“Gjithmonë e dobishme e të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajcak pas darkës me dy zyrtarë amerikanë të involvuar në dialogun Kosovë -Serbi.
Ekskluzive / Çfarë tha Albin Kurti ‘OFF” në Tiranë
Në Marrëveshjen Bazë me 11 nene dhe Aneksin për zbatimin e saj, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në shkurt dhe mars të këtij viti. Por, marrëveshja nuk ka nisur të zbatohet.
Dokumenti, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut duke nënkuptuar këtu krijimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në BE, Kurtit dhe Vuçiçit i është propozuar të fillojnë me negociatat për krijimin e asocacionit dhe pikërisht kjo gjë ka shkaktuar mosdakordësinë e kryeministrit kosovar që bëri që ai të shpërthejë më pas edhe kundër ndërmjetësit për dialogun Miroslav Lajçak.
Ilir Meta dhe Sali Berisha e dinë fare mirë se, çfarë kanë bërë dhe çfarë i pret. Të dy janë kokat e së njëjtës kuçedër, të as asaj të korrupsionit, krimit, mashtrimit dhe tradhtisë që ka marrë peng këtë vend dhe këtë popull. Çdo errësirë ka fundin e saj, kështu që edhe kjo kuçedër po e ndjen afrimin e fundit të saj.Kurti ne gjurmet e salihut ne vitin 1996
O derrrrrrrrrr i pa emër i orës 13:37 këtu s’bëhet fjal për Ilir Metën e Sali Berishën o idiot po për europianlt pro sëb Lajçak dhe Borel
Per mendimin tim sduhet as pa dashje te japim pershtypje sikur SHBA eshte kunder Kurtit. Duhet te perpiqemi t’i ofrojme Kurtin e SHBA(jo se sjane, se as ska shans te kaloj pragun nparlamentar nje parti antimaerikane ne shqiptari e jo me te kete 80% elektorat) por ska pse te veme ne fokus dicka qe ndryshe duket ne publik e ndryshe ne realitet. Psh, a doli edhe ambasada gjermane pro procesit europian te negocimit (qe sdmth pro Lajcak sllovakut),por ja kancelari gjerman se fundmi,ne festen gjermane kishte pikerisht presidenten eKosoves te ftuar,si nder kryesoret.E aq me pak SHBA.Ku ka shans te jete ndonjehere SHBA kunder shqiptareve e pro serbeve, pavaresisht lojerave te momentit apo shfaqejeve ne publik. Po tani, do ja bej pak qefin serbeve, se Vucderri “pas paraqitjes se mire shembullore”(se tamam si femije me duken nganjehere keta cetniket),priste shperblime nga SHBA /EU,e nga inati qe smori shperblime (kritika ndaj Kosoves) desh terhoqi(akoma se ka terheq, po e mban pezull,qe te fitoj ndonje koncesion) doreheqjen e Vulinit qe u kishte premtu.Pra per ta mashtru Vucicin qe ta largojne nga ruset, ka edhe keshtu lloj deklaratash, Jo me qe Escobari duke u sulmu Lajcaku,ndjeu se po futej edhe ai ne nje thes me Lajcakun,keshtu qe duke mbrojt shokun, mbron veten
Tani do bejme edhe censure per ca si ti! Po merreni me serbet, nderkohe qe nuk doni te kuptoni se Kosova duhet te jete vend i mireqenies per te gjithe. Sikurse USA dhe EU nderhyne dhe cliruan Kosoven ashtu edhe duan ta bejne vendin e bashkejeteses demokratike. Jemi shume te vegjel per nacionalizma. Nese duan ta mbajne Kosoven, kosovaret duhet te clirohen nga fantasmat e nje ekstremisti pseunacionalist di Kurti dhe shpura e tij
Ca eshte gjithe ky carcaf? Apo te dukesh i mencur me zor? Tipiku provincialit
Be dhe SHBA e kane shume gabim kete sjellje taktike. Çndodh me Kosove-Serbi eshte e njejtz me çka ndodhur me Krimene. Duke e marre me te mire nje diktator perfundon ne lufte me te. Vizioni eshte qe aty ku Serbia ka bere lufte nuk mund te trajtohet me perkundje. Gjykata Speciale ishte gabimi me i madh qe bene shqiptaret e Kosoves. Ku jemi sot me kete gjykate paçavure?? Prej hatrit te Serbise u krye, qe te njihte Kosoven. Kurti nuk ben te njetat gabime me leshime ne kurriz te popullit te vet ne Dardani.
Pse doli lexhenda ditë të shtunë e me kaq nxitim: E ka me mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Po pse e ka lexhenda me mbledhjen:
E para, sepse në mbledhje u bë publike që Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga kandidati i lexhendës, fitues në zgjedhjet e fundit vendore, bëka të njëjtën gjë të ububushme, për të cilën lexhenda akuzon të tjerët: paguan një më një, me firmë e me vulë detyrimet për inceneratorët!
NE NJE MENYR APO NJE TJETER UDHEQESIT PRENDIMOR ME TERMA INTELIGJENT HAPUR APO FSHEHUR NUK NGUROJN TE THOJNE NJE NGA NJE APO NE UNITET .RUAJTJEN MBROJTJEN DHE AVANCIMIN E INTERESIT TYRE NE CDO CEP TE GLOBIT .NE KURRIZ TE TJERVE.POR UN NUK DUA TE FLAS ME PASION INTERESI.POR ZHVILLIM FUNKSIONI DESHIRAVE TUAJA PERMES PADREJTESIS NUK I PERMBUSIN MUNDESIT.JU NUK KENI ME FUQI PAZARESH .PER TI BER POPUJT KURBAN SIPAS INTERESIT .JU NUK MUND TE NENSHTRONI ASKEN PERMES MASHTRIMIT IMPONIMIT .MBASI KONKURENCA INTERESIT KRIJON SHKALL RENJE DHE RRITJE PER NJERZIT.SJELL PARNER INTERESI KJO ESHTE PIKA E RENJES ME E MADHE NE HISTORI PER JU.TE PADREJTIT .SHEKULLOR .JU NUK KENI RRUG TJETER .QE I SHPETONI SHKATRRIMIT NDRYSHE VETEM TE NDREQNI GABIMET HISTORIKE DHE NESE PER RINGRITJE ATE UA JAPIN VETEM VLERAT KJO ESHTE MUNDESIJA QE JU DUKET TRISHTIM NDERSA NE FAKT ESHTE SHPETIM PER JU SEPSE SHPETIMI U KRIJUA TE JET VETEM LARGIM GA PADREJTESIJA DHE ORJENTIM DREJT VLERAVE HAKUT UNITETI NE TO VETEM ESHTE VLER NDER PROGRES CILESOR PER TE GJITH .VARET NESE ZHPIRTI JUAJ ZGJON NDJENJAT ZEMREN QE TE DUANI VETEN TUAJ DHE MOS TE PERFUNDONI KUNDER VULLNETIT TUAJ UROJ TE NDOLL ME E MIRA PER JU DASHURIJA NDAJ VETES DHE ANGAZHIMI ME GJUMTYR PER TE JO SI TANI DASHURI NDAJ VETES DHE ME GJYMTYR URREJTJE SHKATRRIM NDAJ TJERVE NDERSA ESHTE KRIJUAR TE JETE ANGAZHIMI SI PER MIR SI PER KEQ PER VETEN E VET
Sapo duken në horizont kostot e aventurave të Albin Kurtit me Amerikën. Ky është vetëm fillimi, se pasojat do materializohen në kosto reale në muajt dhe vitet që vijnë. Kjo tanimë duker qartë.
Ka mundësi që këto kosto, që tani vetëm po shfaqen si kërcënime në të ardhmen, të mënjanohen. Por do duhet 10fish më shumë punë se çdo ishte dashur nëse Kurti s’do t’ja kishte vënë Kosovës këtë barrë mbi supe. Por jemi aty ku jemi.
Sa për Kurtin, ai është kartë e djegur përsa i përket marrëdhënieve me BEnë dhe Amerikën. Ai do shohë një izolim përherë e më në thellim nga BE dhe USA. Dhe, përsakohë është kryeministër i Kosovës, edhe Kosova do të izolohet bashkë me të; fatkeqësisht. Elita intelektuale e Kosovës dhe më gjërë, ajo Shqiptare, ka ca kohë që po i bie alarmit për këtë. Si duket zilja nuk ka shkuar akoma tek populli votues që mesa duket nuk e kanë dëgjuar këtë. Por, eventualisht, do ta dëgjojnë edhe elektorati. Do të jetë shumë vonë dhe do kemi humbur të paktën një dekadë.
Perfekt!
Po kurva jugut vpo veç maloku mos shkruaj se malokët t’a kënaqin nusen po pate e nonen e motrën …sumlepires.
E kështu Micotaqis, lejoi qarqet e tij që të kryenin “Dirty buisnes” me Sali Berishën për kandidimin e Fredi Belerit në Himarë. Një marrëveshje politike me një të ndëshkuar nga SHBA si “Non Grata”, e kandidimin e një personi penalisht të pakandidueshëm, e politikisht që zgjon të gjithë demonët nacionalistë nga të dy krahët.
Kurti mbete njesh.
Sa per BE dhe USA mos e caj koken se tek fjala jote do vijne
I dashur Z. Albin Kurti,
kursi qe po ndiqni Ju, mendoj une eshte rruga me e mire e me paqesore per te gjithe inklusive “vellezerit” tane ne veri te kosoves e me tej.
Vete zgjedhja e atyre dy katalizatoreve te EU, qe ndihmon aktiv kaosin e organizuar ne rajon, eshte nje zgjidhje geniale per mos zgjidhjen reale te problemeve.
Ata duhet ta kene te qarte se referendumit per bashkimin e Kosoves me Shqiperine nuk ka asgje qe e pengon ligjerisht.
Ajo qe eshte e nevojshme per momentin eshte fitimi i kohes. Koha punon per ne. Mendoj se te gjithe skenaret jane pare e parapare 100 here perpara se te te jepnin mbeshtetjen e duhur per te marre serisht frenat e pushtetit ne duar.
Qendroi besnik vendimeve e parimeve tuaja, kushtetutes se Kosoves e detyrimeve e te drejtave qe rrjedhin prej saj deri ne fund edhe sikur kjo do te thote te humbje postin tuaj si kryeminister i Kosoves.
Me kete rast po e pershendes opositen ne parlamentin Kosovar duke i kujtuar edhe nje here te numurojne ne qetesi sa here eshte ndryshuar qeveria Kosovare dhe pse.
Kam pershtypjen se ne Kosove njerezit po vrapojne pas interesave personale ne kurriz te vendit e popullit. Vendimet qe do te ndermerrni ju sot do t`jua kendoje populli me cifteli e lahute per shekuj me radhe me emer e mbiemer.
Zoti ju bekofte e ju prifte e mbara.
tironsi/gjermani